nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta Gjembgomari, bima që shëron sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthitnë Shëndeti & Dieta Gjembgomari, megjithëse një bimë aspak e pëlqyeshme nga fermerët, në mjekësinë popullore është mjaft frutdhënëse. Farat e përftuara prej gjembit ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve të shumta. Rezultate të shkëlqyera kjo bimë jep në sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthit. Farat e bimës përmbajnë një substancë të hidhur, esencë, flavona dhe amina biogjene, si dhe tiraminë histaminë, silibinë. Këta elementë kanë aftësi të përmirësojnë punën e mëlçisë. Është provuar se çaji i përftuar prej tyre është i efektshëm edhe kundër të gjitha dëmtimeve parankimatoze të mëlçisë, ku frytet jepen si mjet ndihmës krahas dietës së përshtatshme dhe kimioterapisë. Vetitë Ka veti të rrisë sasinë e tëmthit, të përmirësojë punën e mëlçisë, të ulë temperaturën e lartë, përdoret si koleretik, kolagoge dhe sedative në sëmundjen e të verdhit, në sëmundjen e mëlçisë e të fshikëzës së tëmthit, në gurët e tëmthit, si dhe në pezmatime të mëlçisë dhe në cerozë. Është provuar se kjo bimë është e efekshme edhe kundër të gjitha dëmtimeve parenkimatoze të mëlçisë, ku frytet jepet si mjet ndihmës krahas dietës së përshtatshme dhe kimioterapisë. Nga jashtë përdoret për mjekimet e majasëllit, në ngërçe të venave etj. Përgatitja Mund të merret në formë pluhuri duke konsumuar 45 herë në ditë nga 1 lugë me fara të bluara. Mund të merret në formë çaji, ku 5 gr fryte të copëtuara përvëlohen në 100-200 ml ujë që zien, mbulohet me kapak, lihet në qetësi për 15 minuta, kullohet dhe pihet. Merren 23 doza të tilla në ditë. Ruajtja Në vënde të thata këto fara ruhen deri në dy vjet. Disa këshilla 1. Për të ulur temperaturën e lartë pini një gotë me çajin e gjembgomarit. 2. Lëngu i përftuar nga farat e bimës këshillohet të pihet 3 herë në ditë. 3. Farat duhet të ruhen në vende të thata dhe e ruajnë efektin për dy vjet. 4. Pjesët kurative duhet të mblidhen pak kohë përpara pjekjes së plotë të frutit. 5. Gjembi duhet të thahet në hije dhe më pas të shkriftohet për përftimin e farave. 6. Këshillohet që lëngu të pihet tri herë në ditë, për të dhënë rezultate. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …