Gjashtë shenja që tregojnë se ai nuk është i duhuri

1. Nuk i besoni

Pak xhelozi mund të jetë e shëndetshme, por nëse keni filluar me kontrollimin e postës elektronike, SMS-at në telefon, çmendeni kur del pa ju, atëherë diçka nuk është në rregull. Nëse me të vërtetë ekziston ndonjë arsye për një mosbesim kaq të thellë, atëherë me siguri se nuk është i duhuri për ju.

2. Varësia

Ai është i këndshëm, tërheqës dhe ju dashuron shumë. Por, njëkohësisht e pëlqen dhe alkoolin, drogën, bixhozin… Mos e mashtroni veten se do të mund ta ndryshoni apo se lidhja juaj do të jetë aq e fortë ta ndryshojë rrugën e tij nga këto varësi. Natyrisht se varësia mund të arrihet, mirëpo jo nga ju, por nga ai moment kur truri i tij ta vendosë një gjë të tillë.

 

3. Keni një listë me

gjëra që nuk duhet t’i flasë ose t’i bëjë nëse dëshiron që lidhja të ketë sukses

Nëse përqendroheni vetëm në mangësitë e tij, ose ai nuk është i duhuri për ju ose ju nuk jeni të gatshme për lidhje serioze. Do të keni kohë të prisni për një njeri pa mangësi, ose duhet ta takoni dikë dhe ta pranoni ashtu me gjithë mangësitë e tij.

 

4. Ju dëshironi fëmijë dhe ai jo, apo e kundërta

Njerëzit shpesh ndihen të lumtur me shpresën se kanë gjetur dikë për t’ia shprehur dashurinë, se mund ta kurorëzojnë me martesë dhe se mund të kenë fëmijë. Por, ndoshta për njërin prej jush mjafton të jetoni të vetëm dhe me dashuri. Do të ishte mirë të bisedoni paraprakisht dhe t’i shprehni qëndrimet tuaja.

 

5. Shmang grindjet me çdo çmim

Grindjet janë të shëndetshme. Edhe kur nuk shkon në mënyrën e duhur, pa ndonjë fajësim të duhur, mund të jetë mënyra e duhur për t’i zgjedhur problemet dhe ta kuptoni më mirë njëri-tjetrin. Injorimi i problemeve nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë, madje edhe atëherë kur ashtu duket.

 

6. Gjithçka duket për bukuri, por e keni atë ndjenjën e çuditshme…

Mos e injoroni intuitën. Ndoshta në disa gjëra mund të pajtoheni, por nëse instinkti juaj ua thotë se ai nuk është i duhuri për ju, dëgjojeni. Ai zëri i vogël që dëgjoni brenda kokës suaj me siguri se nuk ju gënjen.