Gjashtë mënyrat me të cila meshkujt fshehtas ju testojnë

Meshkujt pothuajse nuk mund ta ngopin anën e tyre, prandaj takimet janë si një mundësi e përsosur që disa prej shkathtësive të tyre t’i testojnë në partneret e tyre potenciale.

Mashkulli mezi pret ta kuptojë nëse partnerja e tij është e interesuar në personalitetin e tij, por nëse e respekton si një personalitet. Jua sjellim një listë të shkurtër të gjashtë fshehtësive të meshkujve, të cilat ata i përdorin ndaj femrave pas disa takimeve.

A janë të sakta?

Ka kaluar ajo kohë kur prej një vajze është pritur të vonohet në takim. Në ditët e sotme, shumica e meshkujve e perceptojnë vonesën e femrës si mungesë respekti. Prandaj, kujdesuni që ta respektoni orën e takimit. Ky është testi i parë bazë, nga i cili mund të varet edhe vazhdimi i takimeve të radhës.

A jeni të interesuara rreth personalitetit të tij?

Nëse tregoheni e interesuar rreth tij, kjo është arma e fshehtë për ta pushtuar zemrën e një mashkulli. Është shumë me rëndësi që paraprakisht të ju kujtohen disa pyetje që do të zbulojnë më shumë detaje rreth personalitetit të tij. Njiheni duke i shtruar pyetje, e nëse është e nevojshme edhe ndonjë nënpyetje. Por, mbani mend se jeni në një takim, e jo hetim policor.

 

A jeni “e lirë”?

Ajo që porositni gjatë takimit mund të ndikojë në atë se si ju sheh ai ju. Besoni apo jo, meshkujt shpesh dinë t’i gjykojnë femrat në bazë të pijeve apo ëmbëlsirave, të cilat ato i porositin. Porositja e ushqimeve dhe pijeve të shtrenjta, në sytë e tij mund të ju shndërrojë në një person të “shtrenjtë”, të cilit nuk mund t’ia ofrojë ato kushte. Mos u largoni nga modestia dhe gjërat e thjeshta.

Lehtë nervozoheni?

Djemtë përdorin disa situata të papritura për ta testuar aftësinë tuaj se si do të gjendeshit në situata stresuese. Në mënyrë që ta joshni, vetëm duhet të ju kujtohet përgjigjja e duhur apo zgjidhja e problemit serioz. Është me rëndësi të madhe për të ardhmen e lidhjes suaj nëse e krijoni përshtypjen e një personi, i cili “pa mund zgjidh pothuajse të gjitha problemet”.

A gënjeni në përgjigje?

Nëse mundoheni ta impresiononi me përgjigje të rrejshme, tregime të trilluara, jini të sigurta se kjo u kthehet aty për aty. Vajzat të cilat kërkojnë një lidhje serioze dhe për një periudhë të gjatë kohore, duhet të jenë të sinqerta. Në këtë mënyrë apo në një tjetër, partneri juaj pas një kohe të caktuar do ta kuptojë se para tij e kishit një maskë dhe e keni fshehur personalitetin e vërtetë.

 

Keni shkathtësi të mira komunikimi?

Meshkujt do të ju lejojnë ta merrni iniciativën dhe të mendoni tema krejtësisht të reja, vetëm për ta kuptuar shkathtësinë tuaj të komunikimit. Duhet të jeni të gatshme t’i dëgjoni problemet e tij, por edhe të komunikoni me shoqërinë e tij. Zbrazëtirat në bisedë mund t’i plotësoni vetëm nëse keni diçka të mençur për të thënë, e kurrsesi të mos filloni biseda rreth shfaqjeve të ndryshme, për serialet apo për personat e njohur, sidomos nëse ky është takimi juaj i parë.