Geraldina Sposa një koleksion nusërie plot sharm

Elegancë, sharm dhe bukuri. Kanë qenë këto elemente që ka sjellë sfilata e së premtes në mbrëmje të Geraldina Sposa, ku kanë zbritur në pasarelë fustanet e nusërisë të 6 stilistëve mes të cilëve Elie Saab, Valentino, Manuel Mota, Gianfrante dhe Donofrio.

E para ishte modelja e njohur Linda Poda, e ndjekur më pas nga dhjetëra të tjera, mes të cilave prezantuese të njohura televizive apo miset Dorela Hysi, Irsa Demneri dhe Matilda Mecimi e cila i surprizoi të gjithë me shtatzaninë e saj mëse të dukshme.

Nën sfondin e një kuarteti harqesh, modelet kanë shfaqur para publikut 7 koleksione të fustaneve të nusërisë me elegancë dhe hijeshi. Dhe në fund, ishte Merilin, ekskluziviteti i këtij viti që u prezantua nga prezantuesja Arbana Osmani, e cila këtë vit mban statusin e nderit te Geraldina Sposa.