Gati ekspozita “Moda në moshën e teknologjisë”

Gati ekspozita “Moda në moshën e teknologjisë”Instituti i Kostumeve në Muzeun Metropolitan i arteve në Nju Jork po përpiqet që të demaskohë asosacionin negativ të makinerisë që prodhon fashion, me ekspozitën që është celur aty: “Manus for machine: Moda në moshën e teknologjisë”.

Janë gjithsej 170 veshje, shembuj nga Chanel tek Alexander McQueen, që tregojnë se në këtë ekspozitë mënyrën sesi stilistët po përpiqen që të koordinojnë e bashkërendojne punimet e tyre nga një makinë në praktikat e stilimit.

Përgjatë viteve të shkuara, veshjet e bëra me dorë ishin sinonim i luksit, superioritetit dhe individualitetit, ndërsa krijimet e bëra me makinë qepëse shiheshin si diçka inferiore dhe prodhim në mase. Andrew Bolton, kurator i Institutit, thotë se ndonjëherë duhet më shumë kohë për të krijuar një veshje me makinë sesa me dorë.

Një pjesë në këtë ekspozitë i dedikohet stilimeve të reja, një asamble e Karl Lagerfeld për Chanel, në të cilën shfaqen një miks punimesh e krijimesh të realizuara me dorë dhe me makinë qepëse.

Gati ekspozita “Moda në moshën e teknologjisë”

“Ky fustan është realizuar në total nga një copë sintetike me shumë pak pala. Është punuar me miksim, pak me dorë e pak me makinë qepëse. Në fillim e skicova për ta qepur të gjithë me dorë, pra që Karl ta punonte me dorë. Më pas gjërat ndryshuan rrugës” shpjegon Bolton, që thotë me tej se ky fustan ka frymëzuar edhe këtë ekspozitë.

Gati ekspozita “Moda në moshën e teknologjisë”

Punime me lëkurë, me copa me lule shumëngjyrëshe, qëndisje me dorë, pune më pende apo shtypja në 3D janë disa nga punët më të bukura që kanë mbijetuar ndër vite, duke theksuar këtu se makineria i bën të mundura.

Ceremonia hapëse e kësaj mbrëmjeje, që njihet si “Met ball”, konsiderohet si nata e Super Bowl për fashionin dhe industrinë e modës dhe në të merr pjesë ajka e personaliteteve më të famshme të botës. Ekspozita do të çelet më datë 5 maj dhe do të qëndrojë e hapur deri më 14 gusht të këtij viti.

Gati ekspozita “Moda në moshën e teknologjisë”

Gati ekspozita “Moda në moshën e teknologjisë”