Fustani i tejdukshëm

Aktorja Blake Lively i ka dhënë sharm premierës së filmit “The Green Lantern” me paraqitjen e saj në tepihun e kuq me fustan të bardhë të Chanel Couture, të zbukuruar me lule të bardha dhe me pjesë të poshtme të tejdukshme. Me këtë paraqitje, ajo tregoi arsyen pse i madhi Karl Lagerfeld pikërisht atë e ka quajtur “Vajza amerikane e ëndrrave”.

Aktorja e re është shndërruar në ikonë hollivudiane të modës, ndërsa që në shikim të parë e ka bërë për vete dizajnerin gjerman Karl Lagerfeld, i cili me këshillat e tij e ka ngritur në fronin e modës.

Lively është paraqitur edhe në listën e revistës “Times”, si një nga personalitetet më me ndikim në SHBA, gjë që e kishte befasuar vetë aktoren.

Bukuroshja, për të cilën më së shumti flitet për lidhjen me aktorin Leonardo DiCaprio dhe për fotografitë lakuriqe që dolën në internet, në premierë mbajti kokën lartë dhe pozoi me krenari para fotografëve. /Telegrafi/