Fustani i kuq i shkurtër

Fustan i kuq i prerë shkurtër, i hapur në shpinë ose me dekolte, është zgjedhja ideale për mbrëmje dhe raste të veçanta, por shumë modele tjera i përshtaten edhe situatave të përditshme.

Këtë sezon, dizajnerët janë të frymëzuar veçanërisht nga veshjet e kuqe, të cilat mund t’i shihni në koleksionet e ndryshme, nga stili klasik deri te ato glamuroze.

Edhe pse veshjet me tone të kuqe gjithmonë janë tërheqëse, nuk do të thotë që ajo të jetë zgjedhje vetëm për mbrëmje. Në koleksionet e shumta mund të shihen modele që i përgjigjen plotësisht ndodhive të përditshme dhe çasteve relaksuese. /Telegrafi/