Fshehtësi të reja për kursimin e kalorive

Ua ka ëndja kungullin e njomë, por vetëm të zier? Lëkurën nuk e largoni nga mishi i pulës, ndërsa vezët fërgoni ekskluzivisht në yndyrë? Atëherë duhet ta dini se zgjedhja, kombinimi dhe përgatitja e ushqimit ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin tuaj.

Hapi i parë në ruajtjen e shëndetit dhe largimin e kileve të tepërta, është përshtatja e recetave ndaj shprehive të reja dhe ushqimit të shëndoshë.

Harroni ushqimet tepër të ziera përplot yndyrë dhe kalori të panevojshme. Mishi tepër i zier me salcë dhe ajkë hidhni nga menyja, patatet e skuqura, si dhe të gjitha ushqimet që përgatiten me shumë yndyrë.

Më pak yndyrë, më shumë shije

1. Bëni një marinadë për mish apo perime, në mënyrë që do ta zieni ujin me erëza, limon apo uthull, shtoni proshutë, selino, piper, rozmarinë, origano.

2. Provoni ta kujtoni se sa herë e keni spërkatur vajin në tepsi drejtpërsëdrejti nga shishja. Kontrollojeni sasinë e vajit. Një lugë e vajit në vete përmban rreth 90 kalori.

 

3. Biftekun përgatiteni me vezë, qepë dhe mustardë. Shmangni miellin dhe tharmin. Fetat i radhitni nëpër tepsi, piqni aq sa duhet dhe shujta do të jetë e shëndetshme. Në vend të salcës nga domatja, ngrohni lëngun nga domatja dhe spërkateni mbi mish.

 

4. Për gjellë të bardhë përdorni jogurtin me yndyrë minimale apo përdorni qumësht pa yndyrë në vend të ajkës.

 

5. Sallatat mos i spërkatni me vaj, në një enë vendosni pak ujë, kripë dhe limon apo uthull dhe shtoni një lugë vaj. Sipas dëshirës shtoni edhe jogurt pa yndyrë.

6. Kurdoherë që nuk dini se çfarë të konsumoni, zgjidhni kërpudhat. Kanë vetëm 22 kalori në 100 gramë, përmirësojnë shijen e ushqimit, si dhe përgatiten lehtë.

7. Hudhrën e prerë mos e vendosni në vaj të nxehtë, por në vaj të ftohtë ku më pas shtoni edhe pak ujë, e më pas përzieni.

8. Ujin në të cilin keni zier perimet mos e hidhni, por nga ajo përgatitni një gjellë.

9. Qepa në mënyrën më të mirë ndikon në arteriet, por duhet të keni kujdes të mos dëmtoni përbërësit e saj të dobishëm. Kështu që më së miri në gjellë ta shtoni pak para se të përfundojë zierja.

 10. Në vend të ajkës neutrale, salcën mund ta bëni përmes perimeve të qëruara. Më së miri do të ishte të përdorni pataten, karotën dhe kungujt e njomë.