Frika nga dashuria

Ju pelqen qe ne shikim te pare, por nuk jeni ne gjendje te bani as edhe nje hap te vetem ne drejtim te tij. Ai afrohet te flase me ju, por ju nuk mund te shqiptoni as edhe nje fjale te vetme.

E quajne ndrojtje, fobi sociale apo thjesht frike nga te tjeret. Perpara personit qe ju pelqen dhe qe mund t’ju fali lumturi, skuqeni, mbusheni me djerse te ftohta, ju dridhen duart, fjalet nuk gjenden dhe cdo gje shkon per ters.

Takimet e humbura: Disa njerez te turpshem preferojne te struken ne heshtje. Te tjeret, zgjedhin te eleminojne takimin me personin qe i terheq, te semuren papritur ose te vijne me shume vonese duke e bere gati te pamundur gjetjen e nje njeriu me te cilin te mund te krijojne nje marredhenie dashurie. Ne pergjithesi, individet e ndrojtur preferojne me shume te imagjinojne nje lidhje dashurie se sa t’a jetojne ate.

Te dashuruarit jane gjithmone pak te frikesuar: Arsyeja pse nje person eshte i turpshem ose perse i trembet nje lidhjeje, e ka burimin nga frika e te qenurit i nenvleresuar nga partneri i ardhshem. Ai eshte shume i shqetesuar per imazhin e tij dhe ne te njejten kohe perfundon duke e lene pas dore ate.

E konsideron veten viktime te druajtjes se tij dhe pret qe te jete personi tjeter qe te afrohet duke menduar se objekti i dashurise eshte i paarritshem dhe i paprekshem per te. Por a eshte ndalur ndonje moment dhe te pyes veten se cfare mendon personi tjeter ne prani te tij? Ndoshta edhe partneri eshte i frikesuar, sepse ne dashuri, dicka e tille eshte krejtesisht normale.

Nese edhe ju mendoni dhe veproni keshtu atehere shtoni rrezikun qe te keqkuptoheni, te silleni ne menyre te ftohte dhe te mund te humbisni edhe mundesite per te njohur nje person i cili neser mund te jete partneri juaj.

Mposhtni friken per t’ju afruar personit tjeter: Qe te “sherohesh” nga ngerci i turpit eshte e domosdoshme qe te mesosh te bashkejetosh me te. Kjo eshte keshilla e pare qe specialistete e sjelljes dhe marredhenieve nderpersonale japin.

Duhet te mundoheni te largoni ndjenjen tuaj te turpit qe personi tjeter te mos rrezikoje qe t’i interpretoje keq dhe ne menyre te gabuar veprimet dhe ndjenjat tuaja. Ajo qe duhet te beni eshte te gjeni kurajon dhe te hidheni ne “gojen e luanit’.

Te mosprenzantuarit ne takime, mbajtja e distancave, reduktimi i perkedheljeve dhe mungesa e shprehjes se ndjenjave karshi personit qe ju intereson, mund te frenoje edhe personin tjeter dhe kjo gje eshte edhe me e demshme ne nje cift te dy partneret jane te ndrojtuar.

Ideale do te ishte qe perpara se te takonit personin qe ju pelqen te beni disa prova ne shtepi. Stimuloni nje situate hipotetike dhe me pas do e keni me te thjeshte te perballoni situaten reale.

Shume e dobishme eshte edhe praktikimi i ushtrimeve te ndryshme fizike qe rrisin ekuilibrin dhe rezistencen e fizikut tone. Me te keshillueshmet jane disiplinat e joges, arteve marciale, meditimit, etj. Keto disiplina do ju ndihmojne te mos dridheni dhe te mos skuqeni perpara personit nga i cili ndjeheni i terhequr.

Me pak fjale, ajo cfare eshte e domosdoshme per nje person te turpeshem eshte qe ai te mesoje te kufizoje manifestimet e jashtme nepermjet te cilave demostron ankth social dhe frike.

Nje here pasi ka kapercyer friken sociale, personi do te jete ne gjendje per te lene trupin e tij dhe pastaj edhe shpirtin e tij te lire ne gjetjen e personit te zemres.