Femrat apo meshkujt bëjnë më shumë për të qeshur?

Nuk është e vërtet që meshkujt dinë të bëjnë për të qeshur më mirë se sa fermat. Një studim i Universitetit të Kalifornisë në San Diego tregon se diferenca mes tyre është shumë e vogël dhe se përgjithësisht kjo ka të bëjë me karakterin e personit dhe jo gjininë.

“Diferenca që ne gjetëm mes meshkujve dhe femrat në aftësinë për të bërë për të qeshur është shumë e vogël”, tha Laura Mickes, bashkëpunëtore e kërkimit shkencor.

Studimi është publikuar në buletinin Psychosomatic Revieu. Nga studimi ka dalë edhe një gjë tjetër interesante ku thuhet se djemtë që mundohen të bëjnë fermat të qeshin nuk u tërheqin atyre vëmendjen por u tërheqin vëmendje djemve të tjerë që duan të mësojnë teknika se si të bëjnë përshtypje tek një femër.