Ekspozimi ndaj të ftohtit, fajtor për infeksione

Në popull është mjaft e përhapur thënia se shkuji dhe të ftohtit mund t’i bëjnë dëm shpinës.

Mirëpo, në literaturën mjekësore nuk ekzistojnë fakte se shkuji dhe të ftohtit mund të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shpinë, madje, fakte nuk mund të zbulohen as nga hulumtimet se ato mund të kenë ndikim në shëndet, por mjekët përsëri tregojnë se ekspozimi ndaj të ftohtit për një kohë të gjatë nuk i sjell ndonjë dobi shëndetit.

Personat që punojnë në vendet ku ajri është i ftohtë janë më të rrezikuar që të preken nga reuma, përderisa gjithnjë flasin “ai më mbyti, shkuji”. Mjekët theksojnë se organizmi ynë mund të ftohet nga rrymimet e ajrit, qoftë fjala për erërat apo për pajisjet e klimës.

Se a mundet dikush të shtanget nga shkuji, kjo është një pyetje mjaft diskutabile. E vërteta është se nuk ekzistojnë fakte shkencore për një gjë të tillë, por në praktikë, kur njeriu të gjendet në shkuji, mund të vjen deri tek ftohja e trupit dhe krijimit të infeksioneve.

Rrymimi i ajrit të ftohtë në kombinim me djersitjen mund të sjellë shtangien. Kjo shkakton ftohjen e muskujve, ngërçe dhe shtangim, por gjithashtu se sjell edhe probleme tjera si kokëdhembje, infeksioni i vezoreve, sinuset, madje edhe infeksionin e mushkërive.