Efektet kuruse të manaferrave

Efektet kuruse të manaferraveManaferra është një frutë që ka veti të ndryshme shëruese, për shkak të përmbajtjes që gjendet te pjesë të ndryshme të saj si gjethet, lulet, rrënja dhe fryti. Gjethet e reja, të gjelbra dhe lulet e saj mblidhen në qershor dhe korrik dhe më pas bëjmë tharjen e tyre

Gjethet e manaferrës përdoren për përgatitjen e çajit, nga i cili mund të bëhen kompresa për mjekimin e ënjtjes së syve dhe fytyrës.

Te manaferra gjenden minerale dhe vitamina si; kalium, fosfor, magnez, klor, kalcium, pastaj vitamina provitaminë A, vitamina B1, B2, B5, B6 dhe, më së shumti vitaminë C.

Ndërkohë studime të ndryshme kanë treguar se manaferrat ndihmojnë kundër llojeve të ndryshme të kancerit, ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe pengojnë gjakderdhjet e vogla.