nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta Edhe ju keni problem me bark të fryrë?në Shëndeti & Dieta Nëse barku juaj është vazhdimisht i fryrë, kjo mund të jetë pasojë e shprehive tuaja të ushqimit. Pini më shumë ujë dhe ushtroni nëse doni largimin e gazit të mbledhur ,raporton Gazeta Kosova Sot Abdomeni është më i prirë ndaj inflamacionit sesa çdo pjesë tjetër e trupit. Edhe pse ky problem nuk është serioz, ai mund të shoqërohet me dhembje, gaz apo konstipacion. SHKAQET KRYESORE TË FRYRJES SË BARKUT, JANË: Sindroma premenstruale – gjatë periudhës paramenstruale, organizmi i femrës zvogëlon prodhimin e prostaglandinave, gjë që çon deri te mbajtja e ujit në organizëm, respektivisht te fryrja e barkut dhe gjinjve. Gazi i ngelur brenda – gazi i mbetur brenda në bark, kërkon rrugë për të dalë jashtë. Gazi formohet gjatë tretjes dhe kërkon kohë që të dalë jashtë. Stili pasiv i jetës – mbajtja e sasive të tepërta në organizëm shoqëron stilin pasiv të jetës. Kjo mund të paraqitet edhe si pasojë e mungesës së ushtrimeve, apo kur nuk pini sa duhet ujë. Mostoleranca e ushqimeve – shkaku kryesor është mostoleranca në laktozë, e cila paraqitet kur organizmi nuk prodhon sa duhet enzimën laktazë. Çrregullimet hormonale – kur uji të akumulohet në këmbë apo në pjesën e poshtme të abdomenit, atëherë një gjë e tillë mund të shkaktohet nga sëmundjet e mëlçisë, veshkave, apo zemrës. Marrja e disa ilaçeve mund të shkaktojë ndryshime hormonale dhe shtim në peshë. Ka edhe shkaktarë të tjerë të fryrjes së barkut, si ngrënia tepër e shpeshtë, gëlltitja e ajrit gjatë frymëmarrjes, etj. JA DISA KËSHILLA, TË CILAT MUND T’JU NDIHMOJNË: Zvogëlojeni marrjen e natriumit. Pini të paktën dy litra ujë në ditë. Pini lëngje natyrore e jo pije të gazuara. Evitoni marrjen e laksativëve, meqë ata mund të shkaktojnë vartësi dhe diarre. Hani ngadalë dhe përtypeni mirë ushqimin. Largojeni stresin, meqë ai mund të shkaktojë mbajtje të ujit në organizëm. Evitoni ushqimet që shkaktojnë lirimin e gazrave, sikur që është karçofi, p.sh. Konsumoni jogurt natyror, me qëllim të balancimit të florës tuaj zorrore. Bëni analizat për mostolerancë ndaj ushqimeve. Zëvendësoni ushqimet “e ndaluara” me alternativa më të shëndetshme (p.sh. qumështin e lopës zëvendësojeni me qumësht të bajameve). Përkujdesuni që të hani mjaft fibra çdo ditë. Përfshini më shumë pemë dhe perime të freskëta. Ushtroni, që ta nxirrni sasinë e tepërt të gazit nga organizmi. Mund të bëni edhe masazh të lehtë. Hani më pak ushqime të fërguara. Ushqimin tuaj më mirë është që ta zieni, mundësisht në avull. Përcaktohuni drithërat integrale, në vend të ushqimeve të përpunuara apo të proceduara. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …