Ecni në mënyrë seksipile

Nga koka deri në këmbë jeni të veshura me rroba të prodhuesve me renome. Përse, pra, meshkujt në rrugë assesi të kthejnë shikimin nga ju?

Përse shefi juaj, edhe pse jeni shumë e angazhuar në punë, projektet më interesante ua jep kolegeve tuaja, të cilat, krahasuar me ju, nuk kanë haber për ato projekte. Andaj, është rasti që diç të përmirësoni. Epo, nëse ai përmirësim nuk janë trupi apo gardëroba, atëherë gjithsesi është ecja juaj.

Fshehtësia e kontrollit në atë se si të tjerët ju shohin është në lëvizjen e trupit”, thotë një ekspert i njohur.
Ndoshta nuk është e tëra në ecjen, mirëpo ajo mund të ndihmojë, madje mjaft. I kemi pyetur ekspertët se si mësohet hapi seksipil.

Befasia në dy këmbë
Prezantimi juaj mund t’ju sigurojë – apo t’ju shkatërrojë – karrierën.
“Mënyra se si ecni u ofron njerëzve pasqyrën për ju edhe para se të hapni gojën. Ecja është çelës i rëndësishëm joverbal i karakterit”, thotë profesori i psikologjisë, Keri Kuper.
“Në qoftë se nuk e shikoni personin me të cilin duhet të bisedoni kur hyni në dhomë, do të thotë se nuk keni posaçërisht besim të mjaftueshëm në vetveten, vazhdon ai. “Në qoftë se dëshironi t’ju shohë si person dinamik, shikoni në drejtim të tyre dhe lëni përshtypjen e personit serioz, në mënyrë që t’i bëni me dije se mezi pritni që t’i njihni.
Njerëzit rrallë mendojnë për atë se si ecin, mirëpo hapi tregon se çfarë mendojmë për vetveten”.

1. Drejtohuni
Në qoftë se jeni të përkulura sikur në shpinë të mbani tërë peshën e botës, dukeni të brengosura dhe jointeresante.

2. Lëvizni
Atë ecje të ngadaltë këmbë pas këmbe ruajeni për kohën e pushimit – njerëzit të cilët ecin pa ndonjë qëllim të caktuar nëpër zyrë duken se nuk kanë punë më të mençur.

3. Hapi dhe stili
Ekspertët thonë se i përsosur është ai hap distanca e të cilit është sa një shputë e gjysmë. Në qoftë se hapi juaj është më i gjatë apo më i shkurtër, mund të dukeni si person dominant, përkatësisht personi i turpshëm.

4. Pak më ngadalë
Mos “shqelmoni!” Provoni që në punë të mbathni këpucë të lehta, apo mokasina dhe lëshojeni shlirshëm shputën në tokë.

5. Mos kërceni
Nuk jeni në audicion për rol kryesor në ndonjë film, andaj nuk ka nevojë që të “kërceni”. Ecni sikur jeni duke rrëshqitur, në mënyrë që të dukeni më e pjekur dhe më e përsosur.

Pesë gabimet më të mëdha në ecje

Në qoftë se dëshirojmë të rregullojmë ecjen sa të jetë e mundur, duhet të dimë pesë gjëra të cilat janë absolutisht të padëshirueshme dhe të cilat sabotojnë elegancën e hapave

Përkulja përpara
“Edhe manekinia më e bukur do të dukej jotërheqëse në qoftë se është e përkulur përpara, me krahë të mbledhur e të lëshuar”, thotë Elen Hart, nga agjencia Elite, e cila ka “rregulluar” ecjen e supermanekines Cindy Crawford.

Si të përmirësoni këtë: Krahët duhet të jenë të tërhequr prapa, ndërsa gjoksi përpara!

Koka e ulur
“Çkado që të punoni – mos shikoni poshtë!” – thotë Mekintosh, që po ashtu punon me manekinet e agjencisë Elite. “Në qoftë se koka ju është e lëshuar teposhtë, edhe trupi lëshohet dhe duket i plogësht, por në qoftë se koka është e ngritur, edhe krahët automatikisht gjejnë vendin e vet”.

Si të përmirësoni këtë: Mbajeni mjekrën paralel me tokën.

Zvarritja e këmbëve
Kur zvarritni këmbët, jo vetëm që dukeni si përtace, por mund t’ju rrezikohet edhe pozita në shoqëri. “Kur femra zvarrit këmbët, duket sikur e kanë mbytur brengat dhe problemet”, thotë Suan Rabin, themeluese e Shkollës njujorkase të flertit. “Ndërkaq, femra e tillë jo vetëm që nuk është fare tërheqëse, por nuk është aspak simptike.

Si të përmirësoni këtë: Në çdo hap plotësisht shkëputni shputat nga toka.

Kolovitja
Duhet të keni trupin si leopardi shtat-hedhur, i cili rrëshqet përgjatë trotuarit – e jo si rosë. Kolovitja askujt nuk i përshtatet. “Shumica e njerëzve ecin keq, me shputat të kthyera brenda apo të qitura jashtë – dhe për këtë aspak nuk janë të vetëdijshëm”, thotë Kamil Lavington.

Si të përmirësoni këtë: Kujdesuni që kur ecni shputat të jenë të kthyera përpara, paralel dhe distanca e tyre të jetë 30 deri 35 centimetra.

Luhatja e duarve
Luhatja e duarve mund të duket mirë vetëm në filmat mbi xhezin, mirëpo në qoftë se nuk ju përcjell “big bendi”, shmanguni luhatjes së duarve. Keni parasysh se njëkohësisht rrezikoni të dukeni si Julie Andrews në filmim “Këngët e mia, ëndrrat e mia”.

Si të përmirësoni këtë: Lëshoni shlirshëm duart afër trupit dhe bëni lëvizje të natyrshme, luhatje delikate.

Taket e larta – si të ecni me stil

Lërini përshtypje të mirë te njerëzit me mënyrën se si ecni

Kur jeni në mbledhje dhe jeni të detyruara të pudrosni hundën, dijeni se ju shikojnë dhe ju vërejnë secilën pasiguri, hap të gabueshëm, ngatërrim. Ai është çasti në të cilin duhet jeni gjithsesi të vetëdijshme për hapin tuaj. Njëri ndër meshkujt, i cili di diç për hapin, është kreatori i këpucëve, Patrick Koks. Ai thotë se kryesore është – vetëbesimi: “Për fillim, shikoni që të mos jeni e veshura shumë shtrëngueshëm. Në atë mënyrë do të ruani bile pak elegancë për rrugën midis tavolinës dhe tualetit. Ngriheni kokën dhe ecni me vetëbesim – ndërsa para se të ktheheni, shikoni në mos ju ka ngjitur ndonjë copë letre në take!”