nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta Dy simptomat e kancerit të vezoreve që nuk duhet t’i injoroni kurrsesinë Shëndeti & Dieta Simptomat e hershme të kancerit të vezoreve janë të paqarta dhe mund të përfshijnë nevojën për të urinuar shumë dhe parehatinë në bark. Ndonëse shfaqet më së shumti në moshat e shtyra, kanceri i vezoreve është një kërcënim për të gjitha grupmoshat e femrave, pasi identifikimi i simptomave dhe diagnostikimi është mjaft i vështirë. Është një sëmundje e përhapur në të gjithë botën, por më e zakonshme në vendet e industrializuara. Më shumë se gjysma e vdekjeve nga kanceri i vezoreve ndodhin në gratë midis moshës 55 dhe 74 vjeç dhe afërsisht një e katërta e vdekjeve ndodhin në gratë midis 35 dhe 54 vjeç. Rreziku rritet me moshën dhe ulet me numrin e shtatzënive. Sipas mjekëve, më të rrezikuara janë gratë me histori familjare të kancerit të gjirit, edhe pse ky lloj kanceri mund të shfaqet edhe në raste të tjera. Mjekët po ashtu pohojnë se janë veçanërisht dy simptoma që nuk duhen injoruar kurrsesi dhe që mund të jenë tregues të kancerit të vezoreve: urinimi i shpeshtë dhe fryrja e vazhdueshme abdominale (e barkut). Gratë gjithashtu mund të humbin peshë në vend të rritjes së barkut. Nëse përjetoni çdo ditë presion dhe fryrje në pjesën e barkut dhe ndieni nevojën për të urinuar shumë më tepër se zakonisht, duhet të bëni patjetër një kontroll. Këto shenja mund të mos jenë domosdoshmërisht kancer, por sipas statistikave, pjesa më e madhe e grave të diagnostikuara me kancer të vezoreve, kanë raportuar këto simptoma. Nuk ekziston asnjë mënyrë efektive për të zbuluar herët kancerin ovarian. Pap testi është shumë i rëndësishëm për gjetjen e hershme të kancerit, por ai nuk zbulon kancerin ovarian. /Telegrafi/ PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …