Dukje glamuroze për femrat 20, 30 dhe 40 vjeçare

dukje-glamuroze-p-euml-r-femrat-e-mashave-20-30-dhe-40-vje-ccedil-are_hdPër t’u dukur e bukur dhe tërheqëse në takimet e rëndësishme, ato festive dhe solemne, është me rëndësi që grimi juaj të jetë i përkryer dhe adekuat me ngjarjen ku merrni pjesë.

Më poshtë, sekretebukurie.net, ju zbulojmë trendet më të reja të grimit që i përshtaten moshës së juaj.

GLAMUROZE NË MOSHËN 20 VJEÇARE
Tek femrat e reja, xhinglat e flokëve janë mjaft te popullarizuara. Unë ju preferoj hijet intensive për sy, psh. ngjyrë vjollce dhe mbi të xhinglën me të njëjtën ngjyrë.
Para se t’i vendosni xhinglat, vëni bazën përgjatë tërë qerpikut, për t’u ngjitur ato. Në këtë mënyrë kur ju të keni theksuar sytë, mjafton që të ngjyrosni buzët me ngjyrë të çelët.

MISTERIOZE ME 30 VJEÇ 

Përdorni nuanca të mbyllëta për hije të syve për të patur shikim tërheqës. Kombinoni nuancat e mbyllëta për hije të syve me ‘eyeliner’ të zi. Nën vetulla mund të shtoni pak hije të bardhë, ngjyrë bronzi ose ngjyrë hiri.
Pasiqë keni theksuar sytë, në faqe vëni pak grim për t’i skuqur ato.

TËRHEQËSE ME 40 VJEÇ

Femrave me moshë mbi 40 vjeç u propozoj hije me ngjyrë më të çelur. Hijen e veni përgjatë tërë kapakut të syrit. Në vijën e thellimit të syrit dhe në kënde, vendosni hije ngjyrë kafe ose ndonjë hije tjetër të mbyllët. Në fund bëni një vijë shumë të hollë me ‘eyeliner’ të zi dhe vendosni maskara.
Me këtë stil, buzëve, u përshtatet më së miri ngjyra e kuqe ose e mbyllët, e theksuar.