Dorashkat e nuses

Dorashkat jane nje aksesor i paevitueshem per femrat qe pelqejne moden dhe qe deshirojne te jene nje hap me tendencat e reja.

Por harrojini dorashkat e gjata prej mendafshi, jane shume klasike, mund te mendoni per nje model dorashkash te shkurter dhe shik per nje look bohemian dhe retro.

Ne fakt dorashket e shkurtra te cilat arrijne deri tel pulsi kombinohen shume mire me cdo lloj fustani, vetem po te mos jete shume stil princeshe.

Per shembull, nje fustan nuse i viteve 50′ i cili ka menge trecerekeshe, me dorashka te shkrutra do te dukej vertet shume shik. Dorashkat sipas bon ton-i, jane te kerkuara mbi te gjitha nese ceremonia eshte shume klasike dhe formale. Dorashkat e nuses duhen vene per ceremonine ne Kishe, me pas nuk mund ti vishni me. Tashme jane shume ne mode dorashkat e shkurtra prej pambuku apo prej rrjete, nje stil i pershtatshem per nje nuse ne moshe te re./ikub/