Doni buzë të trasha ja zgjidhja

A jeni lodhur çdo ditë duke parë vetën në pasqyre dhe nuk ju pëlqen forma e buzëve, por në të njëjtën kohë hezitoni të bëni ndërhyrje kirurgjike. Mos u shqetësoni sepse grupi “Maniakët e grimit” kanë një këshillë për ju, transmeton Sovrani.info.

Ja ku e keni recetën për rritjen e buzëve në mënyrë natyrale:

vazelinë
vaj kanellë
buzëkuq

Merrni një kavanoz të vogël dhe vendosni një lugë vazeline në të. Shtoni 2 – 5 pika vaj kanellë. Sipas dëshirës mundeni ta përzini pak buzëkuq në masën e krijuar për ngjyrë., tregojnë maniakët. Por në këtë recetë duhet të keni kujdes, sepse sipas “Maniakëve të grimit”, vaji i kanellës djegë shumë, prandaj në fillim përdorni më pak pika.

Dhe nëse doni që kjo këshillë të ketë efektin e saj lyeni buzët çdo natë para gjumit, dhe besoni do të zgjoheni me buzë seksi.