Disa nga gabimet që bëhen gjatë grimit

Disa nga gabimet që bëhen gjatë grimitShumë femra, me dëshirën që të duken më të reja, gabimisht aplikojnë produktet kozmetike dhe kështu pa dashje bëjnë një kundër efekt në fytyrën e tyre.

Ja gabimet më të zakonshme që femrat bëjnë gjatë grimit dhe si t’i korrigjoni ato për t’u dukur më e re në moshë.

– Mos e teproni me pudër: Pudra ndihmon për të rregulluar grimin, por në qoftë se e aplikoni shumë gjatë ditës, edhe më shumë do të theksoni të metat dhe rrudhat. Më e preferuar është pudra e lëngshme pa vaj, për të fshehur të metat. Gjithashtu, mos harroni leckat për fytyrë, të cilat janë të shkëlqyera në eliminimin e shndritjes dhe yndyrës së tepërt nga fytyra, duke larguar rrezikun e bllokimit të poreve.

– Tërhiqni linja shumë të ashpra: Ne të gjithë e dimë se lapsi për sy mund të na ndihmojë që sytë të duken më të mëdhenj dhe më të relaksuar, por në qoftë se aplikoni laps shumë të errët dhe e tërhiqni vijën shumë të ashpër, më shumë do të theksoni linjat e porsaformuara në qoshet e syve tuaj. Për të shmangur këtë, është e rëndësishme të shtresoni vijën e lapsit, për pamjen e duhur të syve, sepse është e rëndësishme që sytë të duken të theksuar dhe jo të lodhur.

– Vetullat e theksuara jashtë mase: Jo të gjithë janë të lindur me vetulla të trasha dhe të përkryera dhe për këtë arsye shumica e femrave i mbushin vetullat për të arritur dukjen ideale. Por, gratë shpesh bëjnë gabime për shkak se ato përdorin laps shumë të errët për theksimin e vetullave. Është e rëndësishme për të zgjedhur një laps apo hije që është një nuancë më e lehtë sesa ngjyra e flokëve tuaj. Për të rregulluar vetullat, aplikoni mbi to një xhel transparent dhe i krihni në pjesën e sipërme