Disa maska për flokë të tharë

Keni flokë të thatë edhe pse mbase i keni provuar të gjitha mënyrat e mundshme, dhe flokët tuaj kanë mbetur përsëri po të njëjtët?

Sa herë që i krihni elektrizohen dhe nuk kanë fare shkëlqim? Ne sot do t’ju këshillojmë disa maska për flokët tuaj. Maskat e flokëve të përgatitura në shtëpi janë mënyra më e mirë dhe më ekonomike për ta zgjidhur problemin tuaj.

1-Maskë me kos.

Përzjieni të bardhën e një veze në mikser derisa të trashet, por jo plotësisht nga përmbajtja. Përzjieni gjashtë lugë kos pa yndyrë me disa pika vaj ulliri derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Masën e përgatitur aplikojeni me gishta në kokë edhe në rrënjët e flokut duke e lënë për 15 minuta. Më pas, lajeni kokën si zakonisht. Këshillohet të përdoret 1 herë në javë derisa të shihni një rezultat të kënaqshëm.

2-Maskë prej veze.

Kjo maskë është shumë më e thjeshtë se sa maska me kos. Flokët duhet t’i keni të lagura përpara se të aplikohet maska. Përzjieni dy vezë me dy lugë ujë të vakët, 1 lugë vaj ulliri dhe pasi ta keni përgatitur maskën aplikojeni tek flokët e lagur.

Maskën lëreni në kokë për 15 minuta dhe gjatë asaj kohe masazhojeni herëpas here sklapin e kokës me majat e gishtave. Pas kësaj lajeni kokën si zakonisht dhe shumë shpejt do të vini re ndryshimin në flokët tuaj të tharë.