Disa këshilla për të lënë duhanin

Bëj një listë me të gjitha arsyet pse duhet ta lësh duhanin.

Të gjithë duhanpirësit kanë menduar për të paktën një arsye pse duhet ta lënë duhanin. Çfarëdo qoftë arsyeja, mbaje gjithmonë mendjen tek ajo.

2-Zgjidh një periudhë kohe të përshtatshme për të ndaluar.

Koha ka ndikimin e vet pasi nuk ka njeri që mund të lërë duhanin në një situatë të lartë stresi që mund të vijë nga puna apo diçka tjetër.

3-Planifiko aktivitete të reja.

Në fillim gjithçka duket e vështirë, por nëse merreni me aktivitete të tjera do të jetë shumë më e lehtë sidomos nëse filloni të merreni me sport.

4-Konsidero trajtimin në sasi të vogla me nikotinë

Marrja e nikotinës duke e zvogëluar dozën gjithnjë e më shumë do t′u ndihmojë të shuani dëshirën për të pirë duhan.

5-Shpërble veten.

Kjo duhet t′u shërbejë si motivim. Mendoni diçka që ju dëshironi me të cilën do ta shpërbleni veten pasi t′ia keni arritur qëllimit.