nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeManikyr & Pedikyr Disa këshilla për një pedikyr më jetëgjatënë Manikyr & Pedikyr 1. Aplikoni shtresë të sipërme një herë në dy ditë Shtresa e epërme është e dizajnuar për ta mbrojtur ngjyrën tuaj, andaj, nëse aplikohet çdo ditë, ju ndihmon që të përfitoni llak më të qëndrueshëm të thonjve. 2. Aplikoni zbutës kohë pas kohe Edhe nëse llaku i thonjve është në rregull, kur këmbët tuaja janë të çara, thonjtë duken tmerrësisht keq. Sikurse edhe pjesa tjetër e lëkurës, edhe ajo e këmbëve ka nevojë për hidratim të vazhdueshëm. Andaj, kujdesuni që vazhdimisht t’i trajtoni shputat e këmbëve me balsamin dhe zbutësin tuaj të preferuar, transmeton gazeta Kosova Sot. 3. Kufizojeni kohën e kaluar në pishinë Nëse kaloni shumë kohë në pishinë, atëherë me gjasë klori i pishinës është fajtori kryesor i prishjes së shpejtë të pedikyrit tuaj. Kjo pasi që klori ndikon drejtpërsëdrejti në ngjyrën e llakut, duke bërë që ai të prishet më shpejt. Andaj, kufizojeni kohën që e kaloni në pishinë dhe pedikyri juaj do të zgjasë më shumë. 4. Vaji i thonjve Kur pjesa e lëkurës përreth thonjve fillon të duket keq, nuk ka shumë rëndësi se në çfarë gjendje i keni thonjtë, pasi që lëkura e shëmtuar përreth tyre është e mjaftueshme për ta krijuar përshtypjen e një pedikyri të tmerrshëm. Për këtë arsye duhet të filloni sa më parë me aplikimin e vajit të thonjve në thonjtë e gishtërinjve të këmbëve, në mënyrë që lëkura përreth thonjve të jetë e hidratuar dhe të duket sa më mirë që është e mundur. 5. Bëni që plazhi të punoj për ju Herën tjetër, kur jeni në bregdet, bëni që rëra të punojë për ju. Zhytini këmbët thellë në rërë dhe lëvizini nga pak. Kjo pasi që rëra funksionon si trajtues natyral i këmbëve, duke eliminuar qelizat e vdekura të lëkurës, duke i hapur kështu rrugë shfaqjes së qelizave të shëndosha të lëkurës. 6. Mbathni çorape herë pas here Ndonëse mbathja e çorapeve gjatë stinës së verës është një gjë shumë e mërzitshme, e vërteta është që çorapet ju ndihmojnë në mbrojtjen e pedikyrit tuaj. Nëse provoni të mbathni çorape kohës pas kohe do ta vëreni që lëkura e këmbëve do të mbetet më e butë dhe llaku i thonjve do të jetë më i qëndrueshëm. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …