Dimri na “plak”, vecanerisht ne rrezik zona e syve

Dimri i ben keq lekures dhe i “dhuron” pajmes sone 4.7 vjet me shume.

Muajt e ftohte vene ne nje prove te veshtire bukurine femerore, me ajrin e ftohte dhe eren qe drejtohen kunder shendetit dhe estetikes se flokeve dhe te lekures, ne vecanti ne zonen e syve.
 
Nje ekip shkencetaresh britanike kane studiuar pese mije femra midis moshes 27 dhe 60 vjec, gjate kater stineve, duke theksuar se papersosmerite si, qeskat dhe rrathet e syve jane dukshem me te theksuara ne muajt e dimrit.
 
Sipas “Telegraph”, gjate muajve te ftohte 82 per qind te femrave vuajne nga rrathet e erreta dhe qeskat e syve, ndersa ne vere ndodh vetem ne 38 per qind.
 
Faji, shpjegojne kerkuesit e Adonia Organics, eshte ne pjesen e pranise se vogel te diellit qe arrijne fytyren, fakt qe nxjerr ne pah rrathet e zinj, disa nga shenjat e stresit, behen me evidente nga mungesa e vitamines D.
Fiziku e prodhon kete substance te rendesishme pikerisht nen stimulimin e rrezeve te dielli, te cilat ne dimer behem me te deshiruara.
 
Gjithmone sasia e ulet e diellit zvogelon prodhimin e serotonines, hormoni i lumturise, qe ndihmon gjithashtu per te patur nje pamje me te qete dhe me te relaksuar.
 
Se fundi, mungon edhe vitamina K, perseri per shkak te dimrit. Fakti eshte se, se bashku, te gjithe keto faktore mund te bejne nje femer, sipas vleresimeve te eksperteve, 4.7 vite me te “plakur”.