Diferenca ideale ne moshe mes burrit dhe gruas

Kerkuesit e Universitetit te Vienes kane realizuar nje studim ne popullsine suedeze duke verifikuar lidhjet mes femijeve dhe prinderve.

Rezultati? Pjesa me e madhe e femijeve te stresuar jetojne ne familje ne te cilat mes burrit dhe gruas ka diference te vogel moshe. “Burrat kane tendence te deshirojne grate me te reja, pasi i gjejne ato me terheqese, ndersa grate kerkojne nje partner mashkull te stabilizuar dhe me siguri ne vetvete.

Te gjitha keto karakteristika i gjen me me lehtesi tek burrat me te medhenj ne moshe”,- shpjegon udheheqesja e ketij studimi. Pervec studimit te publikuar se fundi, ka dhe studime te tjera qe mbeshtesin kete teze, e cila per shume njerez le vend per diskutim.

Te njejtin perfundim ka arritur dhe nje studim i bere ne Universitetin e Finlandes ne vitin 2001. Studiuesit e Universitetit te Finlandes duke studiuar popullsine e veriut te Finlandes arriten ne konkluzione te njejta.

Femijet

Per femijet, diferenca ndikon mire, po per vete riprodhimin? Sipas nje studimi te ri ne kete fushe, cifti ideal per riprodhim eshte i formuar nga nje burre qe eshte 6 vjet me i madh se partnerja e tij. E thote natyra: me kete diference moshe ekzistojne mundesite me te mira dhe shanse te medha per t’u riprodhuar.

Burrat preferojne grate, apo shoqe me te reja se vetja, pasi kjo maksimizon mundesine per te bere femije, ndersa shanset ulen ndjeshem kur gruaja eshte me e madhe se burri.

Grate, ne te njejten kohe, rreken te preferojne burrin me te madh, sepse ky zakonisht siguron me shume te ardhura per te mbajtur femijet. Keshtu qe, stereotipi kulturor qe sheh njeriun te preferoje grate me te reja eshte thjesht fryt i nje tendence natyrore, e bere per te lehtesuar riprodhimin.

Kerkimi nxjerr ne drite pastaj se kur personat kane nje femije me nje partner dhe nje tjeter me nje tjeter, ky partner i dyte ka gjithmone tendencen per te qene me i ri se i pari, kjo qofte ne rastin e burrave, ashtu dhe ne ate te grave.