Dieta me oriz

Por, orizi me ngjyrë kafeje është një karbohidrat kompleks. Metabolizohet ngadalë dhe i ofron energji organizmit.

Provojeni efektin e tij nëpërmjet dietës dhjetëditore. Dietën me oriz ngjyrë kafeje e ka zbuluar themeluesi i makrobiotikës Xhorxh Osava dhe e ka propozuar si trajtim pastrimi për pacientët, si dhe sikur një inicim të llojit të tij në botën e makrobiotikës. Me një dietë të tillë mund ta zvogëloni sasinë e indit yndyror, të vendosni ekuilibër të ujit dhe natriumit në organizmin tuaj dhe t’i lehtësoni çrregullimet në tretje.

Orizi me ngjyrë kafeje ose orizi integral është shumë më i vlefshëm në aspektin ushqimor. Përmban materie të shumta ushqyese. Orizi me ngjyrë kafeje përmban 3,5 herë më shumë magnez, katër herë më shumë vitaminë B1 dhe fibra, si dhe pesë herë më shumë acid të nikotinës dhe 1,6 herë më shumë acid folik sesa orizi i bardhë. Orizi me ngjyrë kafeje përmban të gjitha elementet e tij së bashku me lëvore, pra shpërbëhet më ngadalë dhe është ideal nëse e shmangni rritjen e shpejtë të insulinës.

Në anën tjetër, orizi i bardhë, për shkak të mungesës së bërthamës, ku gjenden fibrat dhe materiet e tjera ushqyese, futet më shpejt në qarkullim të gjakut dhe shkakton rritje më të madhe të insulinës. Është dëshmuar se e përmirëson tretjen, ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë, sëmundjeve të zemrës dhe të sheqerit, rrit energjinë.

Ky ushqim i pasur me fibra është ideal për pastrimin e organizmit nga toksinat. Zgjidheni orizin organik, ziejeni mirë, mbajeni këtë dietë prej shtatë deri në dhjetë ditë dhe kënaquni me ndryshimet në organizmin tuaj. Lejohet ngrënia e pemëve të freskëta, përveç bananeve, perimeve, përveç misrit dhe kërpudhave. Orizin mund ta pasuroni me një sasi të vogël të vajit të ullirit. Më së miri do të ishte të përdorni perime të papërpunuara ose të përgatitura në avull.

Kafjalli

Hani pemë (përveç bananeve) në sasi të cilën e dëshironi deri në drekë, mund të pini edhe lëng nga pemët e shtrydhura.

Zamra

Mund të hani pjesë të perimeve të papërpunuara, ose pemë të freskëta. Pini çaj limoni me xhenxhefil.

Dreka dhe darka

Perime të përgatitura në avull dhe një porcion me oriz ngjyrë kafeje.