Dieta me mollë

Dieta me mollë Humbja e peshës nuk është gjithmonë sinonim i mirëqenies, pasi shpesh ndiqen dieta drastike të cilat fusin në organizmin tonë ushqime të gabuara ose edhe të dëmshme.

Ekzistojnë ama disa dieta të cilat janë në gjendje të na pastrojnë dhe dobësojnë. Ky është rasti i dietës me mollë të kuqe.

Ky frut ka një sërë dobish për organizmin tonë pasi përmban antioksidantë dhe pektinë, të rëndësishëm për të favorizuar rregullimin e nivelit të kolesterolit.

Dieta e mollës së kuqe përfshin dy mënyra, njëra tejet e rreptë e cila ju mundëson të humbni peshë në pak ditë dhe një tjetër më pak drastike, e cila pastron organizmin dhe që do ju bëjë të humbni pak peshë.

Por si praktikohen këto dieta?

Versioni më i ashpër zgjat maksimumi tre ditë dhe përfshin si ushqim vetëm mollën e kuqe. Për konsumin e saj nuk ka limit sasie, por në ditën e dytë dhe të tretë mund të konsumoni dhe 200 gramë kos pa yndyrë, shkruan noa.al.

Versioni më i lehtë për t’u ndjekur, është konsumi i mollëve të kuqe gjatë një dite, për një pastrim të organizmit, duke e shoqëruar vetëm me ujë. Në këtë mënyrë largohen toksina nga organizmi.

Kjo mënyrë mund të praktikohet herë pas here, pasi zgjat vetëm nj ditë. Molla e kuqe është ideale për të pastruar mëlçinë, por edhe për të luftuar lodhjen.

Falë pranisë së sheqerit në gjak, ofrohet ndjesia e ngopjes, duke mposhtur urinë. Molla mund të hahet në copa, ose e pjekur për të krijuar një shije ndryshe, duke shtruar edhe disa lajthi të grira.