Dieta me limonadë

Dieta me limonadë, të cilën ndryshe e quajnë edhe si Dieta – Pastrues i Madh, zgjat nga 10 deri 14 ditë. Për dy javë mund të humbni edhe deri nëntë kilogramë.

Për një kohë të gjatë thuhet se agrumet e pastrojnë organizmin tonë, prandaj ekspertë të ndryshëm e kanë menduar dhe e kanë aplikuar dietën, me ndihmën e së cilës personat që dëshirojnë të humbin në peshë një gjë të tillë do ta arrijnë shumë shpejt dhe pa u munduar shumë.

Principi kryesor i dietës me limonadë është pastrimi i organizmit nga helmet dhe të largohen kilogramët shtesë. Limonada përgatitet në këtë mënyrë: në një enë me ujë të valuar derdheni lëngun nga tre limonë, shtoni erëza dhe përziejeni.

Kjo limonadë duhet të konsumohet në sasi të vogël sa herë të ndjeni uri. Lëngu i limonit, si pjesë e limonadës, do t’i ndihmojë trupit të lirohet prej dhjamit dhe helmeve, përderisa në anën tjetër limonada do t’i sigurojë kaloritë e nevojshme, vitaminat që do ta stimulojnë organizmin. Për t’ia siguruar trupit energjinë e nevojshme, brenda një dite të vetme duhet të konsumoni nga 8 deri 12 gota me limonadë, që është nga 800 deri në 1 200 kalori. Tri ditë para se ta filloni dietën, zëvendësojeni mishin me pemë dhe perime. Dy ditë para fillimit të dietës është e obligueshme të konsumoni vetëm ushqim të lëngshëm, e një ditë para dietës – gjatë gjithë ditës konsumoni vetëm lëng portokalli (së paku 2 litra në ditë).

Përparësitë:

Pastrimi i organizmit nga të gjitha helmet.

Humbje e shpejtë e kilogramëve të tepërt.

Përmirësimi i gjendjes së lëkurës. Pra, lëkura juaj thuajse do të ripërtërihet nga një dietë si kjo. Ajo do t’i ripërtërijë qelizat e vdekura, duke iu kthyer lagështia, shkaku kryesor për të cilin lëkura në prekje nuk është e butë, por është e vrazhdë. Pas dietës me limonadë do të ju shfaqet një fuqi, energji dhe vitalitet i paparë.