Dieta me jogurt

Dieta me jogurtKëshilla që vjen me këtë dietë është që të mos e aplikoni më gjatë se tri ditë. Dietën mund ta përsëritni pas një kohe të caktuar, pasi të jeni kthyer në gjendje normale.

Dita e parë

Për kafjall hani jogurt pa yndyrë ose me pemë, të vendosur në flluska sipas dëshirës tuaj. Për drekë në vaj ulliri skuqni perime dhe i përzieni me oriz. Pos kripës dhe piperit, mos shtoni erëza tjera në perime. Për desert hani jogurt me pemë. Për darkë, para gjumit, hani sallatë me proshutë ose karotë. Aty përzieni jogurtin pa yndyrë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dita e dytë

Për kafjall hani sallatë nga trangujt të erëzuar me jogurt. Për drekë piqni mish gjeldeti në vaj ulliri, e shtoni dhe kërpudha, domate dhe spec në jogurt. Për darkë përzieni frutat e malit me jogurt dhe i konsumoni.

Dita e tretë

Për kafjall, me jogurt përzieni djathë, mollë, pak kanellë dhe kripë. drekoni file skumbri me sallatë prej jogurtit dhe trangujve. Për darkë konsumoni 100 gramë makarona, shtoni spec të copëtuar, vezë të ziera dhe shtoni jogurt.