Dieta me djath Mozzarella

Djathi Mozzarella është produkt i shkëlqyeshëm për përgatitjen e sallatave të ndryshme, të cilat falë tij, bëhen ‘shujta të plota’.

Për shkak të butësisë së tij dhe shkrirjes, është përbërje e pashmangshme e picave dhe të gjitha ushqimeve që përdorin djathëra që shkrihen.

Mozzarella kombinohet shkëlqyeshëm me perime, ndërsa mund të jetë edhe shujtë e posaçme, çka kontribuon në humbjen e kileve të tepërta. Edhe dieta jonë bazohet pikërisht në djathin Mozzarella.

E hëne

Mëngjesi: jogurt pa yndyrë (125 g), 1 rriskë buke (15 g) me tre lugë marmelatë (30 g)

Mes-shujta: lëng grejpfruti

Dreka: sallatë me 80 gram Mozzarella dhe domate sipas dëshirës, 60 g bukë, 2 rriska pjepër

Mes-shujta: 200 g ananas

Darka: 250 g gram mish peshku krap i pjekur apo i zier, sallatë nga kopra dhe karotat, 1 mollë.

E marte

Mëngjesi: 1 filxhan qumësht pa yndyrë (1.5 dl), 3 lugë drithëra (30 g), 3 lugë mjaltë (30 g)

Mes-shujta: lëng pemësh

Dreka: 80 g oriz, një pjesë djathë Mozzareella (50 g), 200 g ananas

Mes-shujta: 1 jogurt pa
yndyrë (125 g)

Darka: 180 g mish viçi në skarë, bizele të ziera dhe të spërkatura me lëng limoni, 40 gr bukë integrale

E mërkure

Mëngjesi: 1 jogurt pemësh pa yndyrë (125 g), 3 biskota të thata me 3 lugë marmelatë (30 g)

Mes-shujta: lëng ananasi

Dreka: sallatë me 70 g Mozzarella, domate të pjekura, vaj ulliri, kripë, organo dhe piper; 60 g bukë, lëng portokalli

Mes-shujta: 1 dardhë (200 g)

Darka: 80 g salcë domatesh, spinaq i zier, 40 g bukë, 1 mollë (200 g)

E enjte

Mëngjesi: 1 filxhan qumësht pa yndyrë (1.5 dl), 1 rriskë buke (15 g) me tre lugë mjaltë (30 g)

Mes-shujta: lëng limoni

Dreka: 1 simite (70 g) me 80 g proshutë pa dhjam, një dardhë (200 g)

Mes-shujta: 1 jogurt pa yndyrë (125 g)

Darka: 180 g gjoks pule i pjekur në grill me vaj dhe rozmarinë, sallatë e gjelbër, 40 bukë, dardhë (200 g)

E premte

Mëngjesi: 1 jogurt pemësh pa yndyrë (125 g), 1 rriskë buke (15 g) me tre lugë marmelatë (30 g)

Mes-shujta: lëng portokalli

Dreka: 1 pjesë pice me djathë Mozzarella dhe domate (100 g), sallatë pemësh prej 500 g të frutave të freskëta (dardha, molla, pjepër, kivi, agrume) dhe lëng limoni

Mes-shujta: 200 g kivi

Darka: 250 g mish peshku me lëng limoni dhe majdanoz, karotë, 130 g ananas