Dieta japoneze

Dieta japoneze Japonia është një vend i vjetër me traditë në kuzhinë, kuzhina e të cilëve bazohet në ushqimet prej detit. Ushqimi kryesor për ta është orizi, përdoret shumë edhe soja, si burime të proteinave bimore.

Japonezët shumë vonë kanë filluar ta konsumojnë kafenë, por çaji i gjelbër në kuzhinën e tyre vlerësohet shumë. Kuzhina e tyre ka përmbajtje të ulët prej yndyrave, por është e pasur me fibra, proteina dhe yndyra bimore, si dhe vitamina A, D, E, B dhe C.

Mirëpo, plani i dietës nuk bazohet në specialitetet e kuzhinës japoneze, por në pemë dhe perime (sidomos banane, fik dhe rrush), djathë, peshk dhe mish. Gjatë 14 ditëve duke iu përmbajtur planit, mund të humbni edhe deri në 8 kilogramë. Rregulli kryesor i dietës japoneze thotë – kur t’ia filloni, çojeni deri në fund. Po ashtu mos ndryshoni ushqimet, as madhësinë e tyre. Peshkun dhe mishin mund t’i piqni në vaj bimor.

Për dy javë nuk guxoni të hani:

Kripë – sepse ndikon në mbajtjen e lëngjeve në organizëm,

Sheqer – sepse është shkaktari kryesor i mbipeshës,

Bukë – sepse është prodhim i grurit të bardhë,

Alkool – sepse ndikon në metabolizëm dhe pengon hedhjen e toksinave prej organizimit

Kafjalli:

Kjo dietë nënkupton përjashtimin e kafjallit prej menysë. Gjatë dy javëve mund të pini një gotë kafe në mëngjes. Nganjëherë mund të jetë çaj i gjelbër, pemë ose karotë me lëng limoni. Por, kafeja është elementi bazë i dietës japoneze, sepse, sipas autorëve, përmban antioksidues natyralë. Mbani mend se bëhet fjalë për kafenë natyrale, harroni atë instant.

Dreka:

Për këtë shujtë përcaktohuni midis peshkut, pulës ose mishit me perime. Mund të përgatisni sallatë nga perimet e freskëta, piqni perimet me gjellën kryesore ose hani sallatë të pastër nga karota, apo akra e imtësuar. Dieta japoneze nuk nënkupton, mund të hani gjysmë pule, juve ju mbetet të zgjidhni.

Darka:

Kjo shujtë është paksa më ndryshe nga dy tjerat. Mund të hani pemë, vezë të ziera, zefir dhe djathë. Po ashtu, zgjedhja juaj mund të jetë peshku ose mishi me perime, vetëm në porcione më të vogla.