Dieta e Hollywood-it

Te gjithë vipat amerikane çmenden pas saj! Për këtë arsye kjo diete ka marre edhe këtë emër. Ndryshe quhet edhe “dieta e frutave” për shkak se duhet te konsumohen vetëm te tilla produkte.

Pse? Thjesht sepse ato janë me pak kalorike. Praktikisht duhet ngrënë një frutë ne çdo dy ore ne mënyrë qe përthithja te behet me e lehte.

Ajo qe duhet shmangur është banania e cila ka shume sheqer. Meqë është e vështirë te qëndrosh larg tundimit te te ngrënit te gjerave te tjera kjo lloj diete mbahet te paktën 3 dite.

 

Avantazhet

•    Fillimisht duhet thënë se humbja e kilogramëve është shume e shpejte.
•    Se dyti, nëse i pëlqeni shume frutat mbajtja e kësaj dite do behet gjithë qejf dhe dëshirë.
•    Se fundmi, te ndalosh konsumimin për pak kohe te proteinave pastron organizmin.

Disavantazhet

•    Mungesat e vitaminave A, D, E, K, etj dhe lodhja nuk mund te evitohen.
•    Mund te dëmtohen zorrët për shkak te sasisë se madhe te fibrave.
•    Pjesa me e madhe e profesionisteve te shëndetit janë kundër kësaj metode për t’u dobësuar. Sa me shume ta zgjatni këtë diete thonë ata aq me shume do shtohen rreziqet./ikub/