Dieta e brokoli

Dieta e brokoliTë gjithë e dimë se perimet janë aleat i mirë për të pasur një trup vital dhe këtu dallohet brokoli. Kjo perime është e pasur me fibra, vitamina dhe kripëra minerale të cilat forcojnë sistemin imunitar.

Duke i kombinuar me ushqime te tjera hiperkalorike, brokoli na lejon të gjejmë mënyrën për të luftuar fryrjen. Stina e nxehtë e verës është në majën e saj dhe të gjithë duan të jenë sa më në formë, duke u marrë me sport dhe një regjim ushqimor të shëndetshëm. Nëse ndjeheni të fryra për shkak të një ushqyerje jo të ekuilibruar gjëja e parë që duhet të bëni është të pastroni organizmin dhe këtë duhet ta nisni nga mëlçia duke eliminuar yndyrat dhe sheqernat për disa kohe.

Fruta dhe perime janë aleatët më të mirë të organizmit tonë dhe në mënyrë të veçantë brokoli. Brokoli përmban një përqindje të lartë të vitaminave dhe kripërave minerale, shumë fibra dhe pak karbohidrate për këto karakteristika natyrale ato janë perfekte qoftë për një diete pastruese ashtu dhe për një diete për dobësim duke qene se përmbajnë shumë pak kalori. Gatimi preferohet ai me avull në mënyrë që të mbajnë të gjithë vetitë e tyre dhe kanë nevojë vetëm për pak kripë disa pika limon dhe një lugë vaj ulliri.

Brokoli gjithashtu na lejon të luftojmë lodhjen kronike grumbullimin e lëngjeve dhe si pasojë luftimin e celulitit. Ato janë të pasur me antioksidues të cilët na lejojnë të forcojmë sistemin tonë imunitar dhe të parandalojmë kështu patologji të ndryshme. Ekspertët këshillojnë edhe kombinime perimesh si për shembull brokoli me peshk, me bathë por edhe me djathë, gjizë, etj. Për te parë rezultate në trupin tuaj duhet të konsumoni të paktën 250 gr brokoli tre herë në javë.