Dieta dimërore, supë me qepë

Kjo supë me qepë me plot të drejtë ka fituar nofkën “supa magjike”,transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM PËR SUPËN MAGJIKE ME QEPË:

Gjashtë kokë qepë; Selino; Një kokë lakër; Dy domate; Dy speca të freskët.

SI TA PËRGATISNI:

Të gjithë përbërësit i copëtoni në kubëza dhe i mbuloni me ujë të ftohtë. E zieni në zjarr të lehtë. Kur supa të ketë vluar, e zieni në zjarr të lehtë edhe për 15 minuta, derisa të jetë zier mirë. Tanimë mund të shtoni kripë dhe piper dhe erëzat e preferuara. Nëse dëshironi që të humbni në peshë, nevojitet që supën ta konsumoni për së paku dhjetë ditë. Pos supës që do ta konsumoni për kafjall, drekë e darkë, mund të konsumoni dhe perime. Dieta nuk do të duhej të zgjatë më shumë se dhjetë ditë.