Diet me ushqim të foshnjave

E tëra kjo filloi kur praktikantët e dietave të ndryshme konstatuan se shumica e porcioneve të foshnjave shkëlqyeshëm i përgjigjen nevojave të personave në dietë: ta mashtrojë urinë, të fusë shujtë të shëndetshme dhe ushqyese dhe mos të futet sasi e madhe e kalorive.

Dhe pastaj në Hollivud është paraqitur mania për kavanozat me ushqim të fëmijëve si metoda që të mbahet kontrolli ndaj ushqimit i cili konsumohet.

Shumë yje të famshme janë hedhur në këtë dietë dhe në çantat e tyre fshehin ushqime të foshnjave dhe shumica prej tyre janë të kënaqur me rezultatet e arritura. Dhe çka ndodh në Hollivud zakonisht “shtrihet” edhe në pjesën tjetër të SHBA-së dhe botës, kështu që “baby food dieta” (dieta me ushqim të foshnjave) i ka mbërthyer edhe kontinentet tjera dhe është duke u përhapur me shpejtësi!

Si funksionon

Shumë njerëz fillojnë dietën me ushqim të fëmijëve duke zgjedhur 3 deri 4 kavanoz me ushqim që fëmijët i hanë në mes të shujtave. Porcionet e shëndetshme të ushqimit normal hahen 3 herë në ditë, pasi që ushqimi i foshnjave ka pak kalori dhe nuk i siguron energji të mjaftueshme të nevojshme personit të rritur.

Ekziston edhe grupi tjetër i praktikantëve të cilët janë në dietë, dhe përdorin disa kavanoz me këtë ushqim që të ndërrojnë ndonjë shujtë, zakonisht drekën. Një shujtë e përbërë nga kavanozat me ravioli, karota dhe patate të ëmbël për fëmijë i cili sapo ka filluar të ec mund të ketë më pak se 200 kaloria gjithsejtë (bark i plotë me ushqim të shijshëm dhe me pak kalori!).

Përparësitë

Kavanozat me ushqim të foshnjave janë praktike të merren me vete. Nuk duhet të mbahen në frigorifer dhe mund të merren në çantë. Ekziston numër i madh i shijeve të cilat mund të zgjidhen dhe ky ushqim në kavanoz është plotësisht e zier, mirë e paketuar, ka vitamina dhe nuk përmban konservanse.

Përveç kësaj, këto produkte janë të shkëlqyeshme për kontrollimin e sasisë së ushqimit e cila konsumohet. Ushqimet për fëmijët të cilët kanë filluar të ecin janë mjaft të mëdha që të zhdukin nevojën për ushqim, por edhe mjaft të mëdha që të ruajnë në minimum nivelin e kalorive që merren me ushqim. Për ata që janë në dieta speciale, janë në dispozicion numër i madh i ushqimeve pa gluten.

Mangësitë

Nuk ekzistojnë udhëzime të bazuara medicinale për këtë dietë të veçantë. Kështu që mund të jetë e vështirë të përcaktohet se sa kavanoz me ushqim të foshnjave duhet të hahen që të arrihet rezultati më i mirë. Po ashtu, ushqimi i këtillë është i artë. Është i bërë për sistemin e ri digjestiv kështu që nuk ka sheqer shtesë, kripë dhe mëlmesa. Ky ushqim po thuajse nuk kërkon përtypje, që disa persona mund t’i bëjë të pakënaqur.

Përfundimi

Pasi që ushqimi i foshnjave nuk mundet në tërësi të përmbush nevojat ushqyese të të rriturve, ajo është e bërë për popullatën tonë më të ndjeshme kështu që nuk përmban yndyra të pashëndetshme, komponentë të modifikuara gjenetike, antibiotikë dhe shtesa tjera.

Është shumë ushqyese, mirë e paketuar dhe nuk përmban natrium. Për sa kohë që porcioni i ushqimit të fëmijëve të jetë e plotësuar me së paku një shujtë normale, mund të jetë efikase dhe mjet i shëndetshëm për dobësim.