“Defektet” që do ta largojnë atë nga ju

“Defektet” që do ta largojnë atë nga juSkenari është i njohur, jeni njoftuar, ndiheni të ngazëllyer, keni filluar një bisedë interesante dhe keni shkëmbyer numrat.

Por, pas një ose ndoshta disa takimeve, njëra nga palët nuk është më e interesuar. Arsyeja më e zakonshme për këtë janë pikërisht defektet që kanë ardhur në dritë, kurse shumica e njerëzve do të refuzojnë në fakt gjëra të ngjashme.

– Koprracia: Një gjë është të dini të dispononi me paratë, por krejt tjetër gjë është për të qenë koprrac. Njerëzit të cilët që në fillim tregojnë se çdo gjë e shohin nëpërmjet parasë, e zbulojnë me shembuj të shumtë: gjatë bisedës akuzojnë të tjerët se kanë tentuar ta shfrytëzojnë materialisht, menjëherë hapin temën për pagesën dhe shpenzimet, propozojnë takime në vende të lira, janë në gjendje për të marrë “llogaritësin” për të ndarë faturën përgjysmë ose “aksidentalisht” e harrojnë portofolin, nuk ofrojnë transport për në shtëpi edhe pse janë me makinë, kurse një bakshish për kamerierë është një koncept i huaj. Dorështrëngimi tregon paaftësinë e ndarjes dhe një qëndrim jashtëzakonisht të llogaritur, e cila është gjë e mjaftueshme për shumicën që të bëjnë refuzim automatik të idesë së marrëdhënies me persona të tillë.

– Egoizmi: Njerëzit e fiksuar me madhështinë e tyre nuk do të humbasin një mundësi për vetëpromovim dhe vetëlavdërim. Shumica e tregimeve të tyre sillen rreth asaj se si ata janë të përsosur, të zgjuar, kanë qëndrimet më të mira, aftësi, familje, paraqitje, etj. Më shpesh fshihen pas kësaj komplekset apo narcisizmi, por që në fillim bëhet e qartë se personi i tillë nuk ka nevojë për një lidhje, pasi i mjafton vetvetja. Ata vazhdimisht flasin për veten e tyre, sepse gjithmonë mendojnë për veten e tyre dhe janë të etur për të gjetur dikë të admirojnë ata, për të rritur më tej egon e tyre.

– Mungesa e higjienës: Jo të gjithë kanë të njëjtat zakone të higjienës, por disi është në përgjithësi e pranuar dhe e dëshirueshme dushi i rregullt, larja e dhëmbëve, mënjanimi i kariesit, pastrimi i veshëve, ndërrimi i rrobave, etj. Njerëzit të cilët nuk e bëjnë këtë konsiderohen të çrregullt, por edhe etiketohen me epitete shumë të këqija. Tërheqje fizike mes njerëzve bazohet në pamje, aromë dhe shije, prandaj një aromë e këndshme dhe pamje e rregullt është një parakusht se dikush na pëlqen. Kjo kategori përfshin edhe preferencat personale, dikujt i pengon nëse pala tjetër shfaqet në takim me tuta sportive, një femër që nuk është e grimuar, meshkujt dhe femrat të cilët nuk janë të veshur në mënyrë të përshtatshme për moshën e tyre apo të tillë që kombinojnë tutat sportive me këpucë.

Box: Higjiena

Jo të gjithë kanë të njëjtat zakone të higjienës, por disi është në përgjithësi e pranuar dhe e dëshirueshme dushi i rregullt, larja e dhëmbëve, mënjanimi i kariesit etj