Çokollata më e mirë për trupin se lëngjet e frutave

Shkencëtarët deklaruan se çokollata e preferuar shumë, përmban përbërës më të shëndetshëm bimorë se shumë lëngje frutash.

Bazuar në një lajm studimi i zhvilluar në Qendrën e Ushqyerjes dhe Shëndetit ka treguar se çokollata përmban përbërës më të shëndetshëm bimorë se shumë lëngje frutash.

Specialistët zbuluan se çokollata Bitter përmban shumë më tepër antioksidues dhe polifenole, të cilat ndikojnë në mbrojtjen e trupit nga shumë sëmundje si kanceri apo sëmundjet e zemrës. Studiuesit përzien çokollatën Bitter, kakaon, çokollatën e nxehtë me lëngjet e frutave shegë dhe thanë.

Sipas rezultateve të përftuara bëhet e ditur se çokollata bashkë me kakaon zotërojnë më shumë aktivitet antioksidues dhe flavonol. Në studimin e publikuar në nje revistë shkruhet se çokollata humb vetitë e saj të shëndetshme kur shkrihet.