Çokollata dhe ushqimi i yndyrshëm nuk shkaktojnë aknet

Nuk ka dëshmi se si ndikon ndonjë ushqim për mirë ose keq në tenin tonë, prandaj nuk ka as dëshmi që çokollata shkakton akne.

Nëse mezi përmbaheni për të ngrënë çokollatë, sepse keni frikë që do të prishë tenin tuaj, shkoni lirisht deri tek dollapi, nxirreni çokollatën dhe shijojeni atë sepse tenit tuaj nuk do t’i ndodhë absolutisht asgjë.

Pretendimet që çokollata dhe ushqimi i yndyrshëm ndikojnë keq në tenin tuaj në fakt janë vetëm mite, si dhe shumë tregime tjera të cilat shpesh plasohen në shumë revista dhe në të cilat femrat kanë filluar të besojnë verbërisht.

Dermatologia, dr. Arielle Kauvar nga ‘New York’ Univesity pohon se si nuk ekziston asnjë dëshmi që grupi i caktuar i ushqimeve ndikon keq apo mirë në lëkurë, kështu që nuk ka as dëshmi që çokollata është shkaktar i parregullsive të padëshiruara në fytyrat tona.

“Ndonjëherë mund të dalë që fëmija me përqindjen më të ulët të yndyrave, respektivisht fëmija pa karbohidrate ka përparësi të caktuara, megjithatë fjala është për mostër shumë të vogël që sot dikush të mundet definitivisht të konkludojë që ka të bëjë me atë”, shpjegon Kauvar dhe shton se si nga vaji bimor, nëse e konsumojmë, me siguri nuk do të fitojmë akne, por nga ana tjetër aplikimi i tij në fytyrë megjithatë do të mund të sjellë puçrra të padëshiruara. Kauvar përveç mitit të çokollatës dhe ushqimit të yndyrshëm ka hedhur poshtë edhe mitin për ujin si eliksir të domosdoshëm për bukurinë.

“Miti thotë që duhet të pimë tetë gota ujë në ditë. Kjo në fakt mundet të jetë mjaft kontraproduktive. Sigurisht, nuk iki nga fakti që uji është vërtetë i rëndësishëm për organizmin dhe funksionimin e tij, por me asgjë nuk duhet të teprohet, dhe as me ujë sepse atëherë thjeshtë shumë shpejtë e largojmë nga trupi, dhe nuk mbajmë atë çka na nevojitet”, ka theksuar Kauvar.