Çka mund të bëjë prindi që ta mbrojë fëmijën nga dhuna në shkollë

Çka mund të bëjë prindi që ta mbrojë fëmijën nga dhuna në shkollëDhuna në shkollë mund të marrë shumë forma, nga ngacmimet e deri tek kërcënimet dhe
dhuna fizike.

E çfarëdo lloji që të jetë ajo, dhuna në shkollë mund ta tmerrojë një fëmijë dhe
t’i shqetësojë prindërit dhe kujdestarët.

Bisedoni me fëmijën tuaj lidhur me shkollën, çka i pëlqen e çka i pengon, si dhe kush janë
shokët e tij/saj. Mos e detyroni fëmijën tuaj që të bisedojë me ju, mirëpo thjesht sigurojeni
atë që mund t’ju besojë dhe që qëllimi juaj është që t’i ndihmoni për t’i zgjidhur problemet,
çfarëdo qofshin ato. Kujtojuani fëmijëve tuaj që ata nuk kanë bërë asgjë të keqe. Nxitini ata
që të bisedojnë me ndonjë të rritur, të cilit/ës i besojnë.

Mbani shënime lidhur me gjithçka që keni zbuluar, dhe nxiteni fëmijën tuaj që të
flasë gjithmonë me ju.

3. Kontaktoni me shkollën posa ta fitoni përshtypjen që ekziston ndonjë problem.
Shkolla do të ketë po aq vullnet e dëshirë sa edhe ju për ta tejkaluar këtë situatë.

• Bisedoni me kujdestarin e klasës, dhe mos harroni që nuk është faji i shkollës. Duke e
vështruar situatën së bashku me mësuesin dhe duke e vëzhguar kontaktin mes fëmijës
tuaj dhe atij/asaj që ushtron dhunë ndaj fëmijës tuaj, situata mund të tejkalohet shumë
më lehtë.
Nxiteni fëmijën tuaj që ta zgjerojë rrethin e shokëve të vet, dhe që të kërkojnë nga
njëri-tjetri që të kujdesen për njëri-tjetrin.

• Nëse dhuna në shkollë vazhdon, kontaktoni përsëri me shkollën dhe shkruajini
mësuesit kujdestar, në mënyrë që të mësoni më shumë se si trajtohet problemi i
dhunës në shkollë nga ana e shkollës. Në këtë mënyrë ju mund ta kuptoni saktësisht
se çka është duke u bërë për t’iu qasur kësaj situate. Vazhdoni që të mbani shënime
në lidhje me gjithçka që po ndodh.

4. Bëjani të qartë fëmijës tuaj që me injorimin e situatës kjo jo vetëm që nuk tejkalohet,
mirëpo faktikisht mund të bëhet edhe më e vështirë. Fëmijët duhet që të fitojnë bindjen se
nuk është faji i tyre dhe që askush nuk e meriton që të ngacmohet. Mos i nxitni ata që të
hakmerren: kjo vetëm mund të shkaktojë më shumë probleme dhe mund t’i lëndojë ata edhe
më shumë.

5. Kujt mund t’i drejtoheni? Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrën e trajtimit të situatës
nga ana e shkollës, ju mund të kontaktoni me Zyrën Lokale për Edukim [Local Education
Authority] dhe me drejtorin e shkollës.
Nëse shqetësimi kalon në dhunë fizike, ju mund të kontaktoni me policinë. Policia nuk mund
të ndërmarrë asgjë kundër fëmijëve të moshës nën 10 vjeç, mirëpo tipave problematikë mund
t’ua numërojnë bëmat e veta përpara prindërve të tyre.

Ndiqni rrugët e drejta dhe mos i merrni çështjet në duart tuaja.
Është shumë më mirë që të mos përballeni me tipat problematikë ose me prindërit e tyre. Kjo
mund të shpjerë në ngatërresa serioze dhe probleme të tjera për ju dhe fëmijën tuaj.

Mos lejoni që fëmija juaj të mungojë në shkollë
Pa marrë parasysh se sa i mërzitur është fëmija juaj, nuk mundeni assesi ta lejoni që të rrijë
në shtëpi. Prindërit mund të paditen nëse nuk e çojnë fëmijën e tyre në shkollë. Gjëja më e
mirë që mund të bëni, është që ta siguroni fëmijën tuaj që kjo situatë do të tejkalohet dhe që
ai/ajo nuk ka bërë asgjë të keqe.