Çipsat me djathë janë më shëndetshëm

Edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon katër gramë kripë në ditë, mesatarisht konsumohet tri herë më shumë – në mes të 9 dhe 12 gramëve, që rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.

Çipsi pa kripë është si ëmbëlsira pa sheqer dhe yndyrë, ushqim të cilin rrallëkush do ta zgjidhte si të preferuar, por nëse nuk mundeni t’i ikni ngrënies së çipsave, me zgjidhje të mirë mundeni ta ndihmoni organizmin.

Një qese e zakonshme e çipsave përmban 0.5 gramë kripë, por ato me shije të djathit ose të qepës përmbajnë më pak kripë. Domatja është e shëndoshë, por nuk është njëjtë se në çfarë forme konsumohet.

Forca më e madhe e saj fshihet në likopenin antioksidues, i cili aktivizohet me ngrohje dhe parandalon rrezikun nga kanceri. Për këtë arsye është më mirë të zgjedhim salca shtëpiake të përgatitura vetë se të konsumojmë domate të papërpunuara.

Më i mirë se qumështi, portokalli dhe banania

Gjysmë filxhani majdanoz përmban 40 miligramë vitaminë C dhe plotëson 70 % të nevojave ditore. Kjo është më shumë se që përmban portokalli. Përveç kësaj, përmban kalcium dhe kalium.