Cigarja rrit riskun e kancerit të gjirit

Cigarja e konsumuar para shtatzënisë ndikon në rritjen e riskut të kancerit të gjirit, thonë shkencëtarët.

Në një studim të zhvilluar nga fakulteti i mjekësisë në Univeristetin Harvard, u analizuan të dhënat e mbledhura në periudhën e viteve 1976-2006 të mbi 111 140 femrave duhanpirëse aktive dhe 36 017 femrave duhanpirëse pasive.

Në studimin e publikuar në revistën “Archives of Internal Medicine” shpjegohet se brenda kësaj periudhe janë shfaqur 8772 raste të kancerit të gjirit dhe si faktorë ndikues në shfaqjen e tij jepen  konsumimi i tepërt i cigares, përdorimi i saj për një kohë të gjatë, fillimi i cigares në moshë të re dhe numri i cigareve apo paketave të konsumuara.

Specialistët pohuan se konsumimi i cigares në periudhën para menopauzës lidhet ngushtë me riskun e kancerit.

/Start/