Çfarë të bëni kur fëmija has në shoqëri të keqe

Secili prind ka dëshirë që fëmija i tyre të përshtatet mirë në ambientin, por nga ana tjetër frikësohen se mos fëmijët e tyre zgjedhin shoqërinë e keqe.

Çfarë do të thotë shoqëria e keqe dhe si të veproni nëse nuk ju pëlqen shoqëria e tyre dhe që të mos shkaktoni efekt të kundërt?

Pyetni fëmijën cila është arsyeja për një shoqëri të tillë

Të rinjve u nevojitet liria. Dhe me vetë këtë, dëshirojnë që shoqërinë ta zgjedhin ata vetë. Por si të reagoni nëse flokët në kokë ju shkojnë përpjetë shkaku i tyre?

Frika

Ndoshta keni frikë se mos fëmija juaj do të përshtatet me shoqëri të keqe, që sipas mendimit tuaj nuk është i denjë për t’u shoqëruar. Nëse fëmija juaj tashmë ka një shoqëri të tillë, secili veprim juaji mund të kuptohet si i dyanshëm. Ndalesat vetëm sa do t’i inkurajojnë që edhe më shumë të lidhen me atë shoqëri të cilën ju nuk e doni. Prandaj shmangni ndalesat dhe urdhrat.

– Mundohuni që fëmija juaj të mos e kuptojë se nuk adhuroni shoqërinë e tij. Nëse e kuptojnë, kjo do të ketë efekt krejt negativ tek ta. Më mirë është ta lejoni shoqërinë, por në mbikëqyrje të rreptë nga ana juaj.

Informatat

– Po ashtu tentoni të keni rrjetin tuaj të informatave, këtu përfshihen informata nga shumë burime, në bazë të të cilave do ta llogarisni se si qëndrojnë punët.

– Nëse mbështeteni vetëm në qëllimet dhe paragjykimet tuaja, mund të jeni në telashe të thella.

Njëra nga mënyrat e shmangies së shoqërisë së padëshiruar është kontrolli mbi fëmijën. Kujdesuni të mos jetë në kohë të gabuar në vend të gabuar – të mos jetë përjashta natën vonë dhe të mos lëvizë nëpër lagje të errëta.

Prindërit gjithmonë do të duhej ta dinin ku është fëmija i tyre. Zhvilloni te fëmija një shprehi që t’ju lajmërojë gjithmonë ku është dhe me kë është. Shpjegojini se mund të dalë, por me kusht që t’ju lajmërohet. Fëmija në këtë mënyrë arrin vendimin se ju keni besim në të dhe nuk do të ketë arsye për t’ju gënjyer.

Mirëpo, keni mendjen se kjo do të ketë sukses vetëm deri atëherë kur fëmija të hyjë në fazën pubertetit, ngase për ta do të jetë e pakëndshme që orë e çast të lajmërohen në shtëpi, ngase sipas tyre do të shihen si i përkëdheluri i mamit. Atëherë është më mirë të gjeni mënyrën të njihni personalisht shoqërinë e fëmijëve.

Nuk ju pëlqejnë shkaku i…

Nganjëherë shokët e fëmijës suaj nuk ju pëlqejnë shkaku i arsyeve subjektive, deshët ju apo nuk deshtë ta pranoni. Me këtë rast, më së miri do të ishte që vërejtjet t’i mbani për vete.

Nuk ndikojnë mirë te fëmijët

Nëse vëreni se shoqëria ndikon keq te fëmija juaj, mos hezitoni. Për fillim bisedoni hapur me fëmijën.

– Pyeteni çka është ajo që i pëlqen tek ata. Kurrë mos kritikoni shijen, aktivitetin dhe shokët e fëmijës suaj. Adoleshentët janë më se të ndjeshëm në një gjë të tillë, përderisa mendimi juaj mund të ketë efekt krejtësisht të kundërt. Nëse ju kritikoni ata, fëmijët do t’i mbrojnë. Do të plasin grindjet mes juve dhe kurrë nuk do t’ju njoftojë më me ta.

Nëse fëmija juaj fillon ta konsumojë duhanin, alkoolin, mos sulmoni shoqërinë. Nëse e pyetni dhe ai ju thotë se gjithë shoqëria e tij bën një gjë të tillë, mbani mend se shokët e tij janë vetëm katalizatorë, asgjë më tepër.

– Nëse fëmija këtë e pranon, kjo do të thotë se dëshiron vetëm ta pranojë dhe t’i arsyetohet shoqërisë. Shoqëria vetëm deri diku është arsyetim.