Çfarë nëkuptojmë me hidratim të lëkures?

Çfarë nëkuptojmë me hidratim të lëkures?Lëkura është pasqyrë e shëndetit. Ushqimi i mirë, fjetja e mjaftueshme, reduktimi i stresit, aktiviteti fizik, hidratimi i vazhdueshëm i lëkurës dhe mbrojtja e lëkurës nga rrezatimi diellor janë faktorë për të pasur një lëkurë sa më të shëndetshme.

Cfarë nëkuptojmë me hidratim
Me hidratimin e lëkurës nënkuptohet përmbajta e ujit në të gjithë lëkurën, si në epidermë ashtu dhe dermë. Në nivel siperfaqësor përqindja e ujit në kushte normale është pothuajse 35- 38% ndërsa në zonat më të thella të epidermës ajo arrin deri në 70% të peshës.

Eshtë thelbësore të nëvizojmë faktin që de-hidratimi I lëkurës ka vecanërisht të bëjë me humbjen e ujit në shtresën e jashtme të lëkurës. Faktikisht ajo që është e pranishme në brëndësi të saj është kimikisht e lidhur me substanca të tjera nga të cilat nuk ndahet asnjëherë. Produktet kozmetike mund të veprojnë vetëm në “shtresën korneale” të epidermës.
Klasifikimi i tipologjive të ndryshme të lëkurës nuk është aspak i lehtë, nëse është e thate, mikse e yndyrshme apo rosacea (e skuqur), sepse fiziologjia e lëkurës së fytyrës ndryshon me kalimin e kohës dhe influencohet nga faktore te jashtem. Këtu ndikojnë pa diskutim mosha, mjedisi, temperatura, dielli, duhani, hormonet dhe stresi.

Lekura e thate
Lëkura përkufizohet e thatë kur ka tendencën të dehidratohet menjeherë. Pas larjes ajo shpeshherë të jep ndjesinë të ndihet si e tendosur dhe me ndjeshmeri të madhe. Lëkura e thatë zakonisht paraqet një texture të ashpër. Në të parë është një fytyrë jo e shndritshme, por e fjetur, e brishtë dhe e deskuamuar. Poret janë të vogla dhe është një tipologji lëkure e destinuar të rrudhet shumë më shpejt se tipologjitë e tjera. Në këtë tipologji lëkure pëmbajtja e ujit dhe përmbajtja hidrolipidike është shumë e ulët. Shkaqet kryesore të një lëkure të thatë janë përmbajtje e ulet e yndyres dhe ujit ne lekure. Kur qelizat e lëkurës nuk janë plotësisht të hidratuara, ato nuk mund të funksionojnë mirë dhe shkaktojnë dëmtime të indeve dhe plakje të lëkurës.

Si mund ta trajtojmë ne një lëkurë të thatë
Në rradhë të parë larja e një lëkure të thatë duhet të bëhet në mënyrë shumë delikate!
Lind pyetja, si arrijmë ne të kuptojmë nese një produkt është delikat apo jo?

Një nga metodat më të thjeshta mund të jetë të vesh re sesa shkumë bën ky larës në kontakt me ujin. Zakonisht sa më pak shkumë një larës bën aq më shumë delikat është sepse sasia e shkumës lidhet në menyrë të vecantë me përbërësit dhe substancat “degreasing” (substanca kunder yndyres). Një produkt i mirë për higjenën duhet që pervec substanzave te nevojshme per larjen, të përmbaje si quhen ndryshe “surfactant” delikate qe jan te deomozdoshëm të heqin papastërtitë, por të jenë të ekuilibruara dhe me substanca të tjera ushqyese dhe zbutëse. Në varesi të zonës së trupit që pastrohet janë të disponushëm produkte specifikesi psh: për larjen e skalpit pra flokëve ku përqindja e gjëndrave të yndyrës është më e lartë përdoren larës që kan një përqindje “surfactant” më të lartë në krahasim me larsësit e fytyrës.

Përgjithësisht personat që paraqesin një lëkurë të thatë duhet të përdorin detergjent të lëngëshëm sepse përmbajtja sa më e lartë e ujit në formulim lejon që agjentët dhe substancat larëse të ulin agresivitetin e produktit. Për ta pastruar në mënyrë delikata këshillohet të përdoret qumësht larës ose qumësht tonik, duke i evituar larësit që bëjnë shkumë. Duhet ta hidratojmë pas një superhidratues që të ketë në përmbajtjen e tij: Gjalpin e karites, Dylli i bardhë i bletës ( Cera alba), Vaji i avokados (Persea gratissima) , Vaji i Arganit, të cilët kanë përbërje kualitave dhe kuantitative në acide yndyrore të ngjashme me atë të lekures, dhe me Aloe vera , Acidi Ialuronik, Kollagjen etj

Lëkura e yndyrshme

Impakti I parë i një lëkure të yndyrshme është shkëlqimi, në këto raste ka një prodhim në të gjëndrës së yndyrës në tepricë, që vendoset në epidermë dhe e bën lëkurën të rëshqitshme dhe të shëndritshme. Një nga shkaqet kryesore të kësaj tipologjie lëkure është alternimi i sistemit hormonal. Përgjithësishtë personat që kanë këtë tipologji lëkure janë shumë të besdisur nga ky fenomen i përditëshëm i shkëlqimit të lëkurës dhe kanë tendencën ta lajnë atë shpesh herë duke përdorur larës agresivë që ju japin sensacionin e lëkurës së pastër. Për fat të keq ky është një fenomen vetëm momentan sepse gjëndrat e yndyrës që janë në mënyrë konstante aktive riekuilibrojnë në mënyrë të menjëherëshme yndyrën e eliminuar madje dhe më tepër sepse është efekti “rebound” stimolim i tepruar. Për këtë motivë pastrimi I fytyrës duhet të bëhet vetëm dy herë, në mëngjes dhe në darkë.

Si mund ta trajtojmë ne një lëkurë të yndyrshme
Segreti është që në duhet të dimë të respektojmë ekuilibrin natyral të lëkurës. Sot në treg ka produkte pa fund, të cilat ne mund ti klasifikojmë në dy kategori, disa janë delikat , seboregullues, ndërsa të tjerë më agresivë dhe që të japin sensacionin e një lëkure të pastruar mirë. Këto të fundit duhen evituar abspolutisht pasi lëkura e yndyrshme është nje lekure delikate dhe nje pastrim agresiv mund ta irritojë atë, shpeshëherë duke e cuar deri në dermatit irritativë. Duhet patjetër të përdoren produkte delikate duke kontrolluar dhe pastruar në mënyrë konstante sekretimin e yndyrës. Duhet të eliminojmë yndyrën në nivel siperfaqesor, duke mbajtur një pH acid, duhet të riekuilibrojmë filmin hidrolipidik natyral duke e hidratuar lëkurën. Aplikimi i një kremi superhidratues është ideal të bëhet në darkë, që ta ushqejmë sa më mirë ate, dhe në mëngjes një hidratues ose krem gel, pra një formulim më delikat dhe më të lehtë. Në formulimin e kremit duhet patjër që të ketë substanca seboregulluese qetësuese që të ulin infiamimin e lëkurës që shpeshherë vjen nga larësit agresivë. Duhet vepruar në mënyrë graduale duke e rregulluar tepricën e yndyrës. Eshtë e rëndësishme përdorimi i tonikut pa alkol.

Për këtë tipologji lëkure këshillohet larës delikat, të ketë në formulim e tij Tea tree oil, vaj essencial të limonit, acidin glikolik, argjila e bardhë etj. Të përdoret një tonik pa alokol me bazë ujin e Hamamelis, ujin e trendafilit të egër, rozmarinën, sherebelin, që kanë veti astringjente duke e ekuilibruar atë dhe me Kamomilen, Kalendulën dhe Aloe Vera me veti antiinfiamuese dhe qetësuese. Dy herë në javë të eksfoliohet në mënyrë delikate me produkte me baze acidi glikolik, salicilik, laktik, derivatet e acidit retinoik, tea tree oil që të pastrojnë në brëndesi në mënyrë delikate. Kremi me acid ialuronik dhe me aloe vera. Lëkurat e yndyrshme kanë fatin që plaken më avash se të gjitha tipologjitë e tjera të lëkurës.

Eshtë shumë e rëndesishme për një lëkurë të yndyrëshme mënyra sesi ushqehemi. Duhet të depurojmë organizimin tonë duke pire caj jeshil, të hamë sa më shumë fruta dhe perime të pasura me antioksidante, me vitaminen C dhe vitamin E. Preferohen ushqimet që përmbajmë omega 3-6-9 që mund ta gjejmë omega 3 te peshku, salmoni, Omega 6 te frutat e thata, tërshërën me kos në mëngjes, dhe preferohet ngrënja e mishit të bardhë duke e evituar atë të kuqin. Duhet evituar cigarja, ushqimet e pasura me yndyrna shtazore, alkoli, mielli, sheq