nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla për flokë Çfarë i shkakton thinjat?në Këshilla për flokë Stresi i tepërt dhe plakja, prej kohësh shihen si dy faktorët kryesorë për shfaqjen e thinjave, por sa e vërtetë është që ankthi dhe të qenit i shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme mund të ndryshojnë ngjyrën e flokëve? Përgjigjja në fakt është disi e komplikuar. Teksa stresi padyshim lë shenja në trupin tonë, kur vjen puna tek thinjat shkencëtarët vijojnë ende punën kërkimore për të zbuluar se çfarë i shkakton dhe studimet e deritanishme sugjerojnë se ekzistojnë disa faktorë që infuencojnë në sasinë e ngjyrës gri në kokën tonë. Thinjat shkaktohen nga melanocitet, qelizat përgjegjëse për ngjyrën e flokëve. Me kalimin e viteve melanocitet dobësohen dhe vdesin, që do të thotë se flokët nuk marrin më ngjyrë. Ky është një proces natyral i plakjes, i njohur si stresi oksidativ, por që nuk ka lidhje me stresin emocional. A ekziston në të vërtetë një lidhje mes këtij të fundit dhe procesit natyral të zbardhjes së flokëve? Sipas ekspertëve, pa studime të shtrira në kohë, në një grup të madh njerëzish nuk mund të përcaktohet një lidhje mes tyre. Shkencëtarët thonë se gjendja e stresit ka më shumë gjasë që të shkaktojë rënie të flokëve sesa thinja. Me pak fjalë, nëse shihni flokë gri në kokën tuaj ato nuk vijnë si pasojë e stresit, por e moshës dhe e genit të quajtur IRF4, që sipas shkencëtarëve britanikë, është një ndër shkaktarët, sëbashku me disa faktorë të tjerë si duhani, ndotja e ajrit dhe të mos ushqyerit shëndetshëm. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …