Çfarë është e nevojshme për të qenë të lumtur?

A është i mjaftueshëm suksesi në punë për të qenë të kënaqur? Një studim tregoi në atë se njerëzit të cilët punojnë shumë në fakt përpiqen ti mbulojnë pakënaqësitë në jetën e tyre, por për fat të keq ata vetëm se e mashtrojnë vehten e tyre dhe asgjë më shumë .

Është vërtetuar se kënaqësia në punë mund të kontribuojë për të patur ndjenja të lumtura vetëm atëherë kur njerëzit janë të plotësuar plotësisht edhe në jetën e tyre private.

Shumë njerëz po mashtrohen duke menduar se pakënaqësinë në jetën e tyre private do ta kompensojnë me kënaqësinë e punës.

“Lumturia në shtëpi ndikon edhe në punë dhe anasjelltas, por suksesi dhe kënaqësia në punë nuk mund ti plotësojnë boshllëqet në jetën private”, thotë Janis Georgelis, profesor në Univerzitetin Kingston.

Ky studim gjithashtu zbuloi se edhe kënaqësia e punës u bëhet më pak e rëndësishme femrave pasi të kenë lindur fëmijë dhe kjo zgjat deri atëherë kur fëmijët fillojnë të shkojnë në shkollë .

Studimi i bërë tek më shumë se 10,000 njerëz tek 30 shtete të Europës tregoi se lidhja midis punës dhe kënaqësisë në jetën private është më e dobët në vendet më të pasura, ndërsa më e fortë në vendet e varfëra të Europës Lindore.