Çfarë duhet të dini për një lëkurë perfekte

Lëkura është një nga organet më të rëndësishme të njeriut. Padashur ne nuk merremi me të dhe si rezultat kemi një lëkurë jo të mirë trajtuar. Harrojmë vitaminat, gjumin, informacionet e produkteve, shampon, e shumë faktorë të tjerë

Lëkura, është gjëja e parë që njerëzit shohin kur ju shikojnë dhe njëkohësisht konsiderohet si organi më i madh në trupin e njeriut. Luan funksione të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe rolin mbrojtës ndaj bakterieve dhe ambientit, dhe konvertimin e drites se diellit në vitaminë D.

Shtresa dhjamore brenda sipërfaqes së lekurës bën të mundur që lëngjet e rëndësishme brenda trupit tonë të qëndrojnë brenda. Një gjë ironike rreth lëkurës është se kur njerëzit janë të rinj brenga e tyre më e madhe është se si të nxihen. Por me kalimin e viteve, prioriteti kryesor i lëkurës është sesi t’i parandalojmë rrudhat dhe rregulli numër një është evitimi i rrezeve të diellit! Sipas Mark G. Rubin, asistent profesor në klinikën dermatologjikë pranë Universitetit San Diego, kujdesi ndaj lëkurës shndërrohet në domosdoshmëri shumë më përpara se gjithkush prej nesh mund ta mendonte. Ai beson se mospirja e duhanit dhe shmangia e rrezeve të diellit që në moshë të re, shpaguhet më vonë.

Por lind pyetja, se si mund të kemi gjithmonë një lëkurë perfekte?

Shumë e thjeshtë, mjafton që të jemi të kujdesshëm! Më poshtë do të lexoni disa këshilla, ndjekja e së cilave do t’ju japë rezultate të shkëlqyera.

Produktet e reja

Keni blerë një krem të ri por nuk keni marrë akoma rezultatin e dëshiruar…bëni pak durim. Ndërrimi tepër i shpeshtë i kremrave mund t’ju shkaktojë skuqje në lëkurë dhe si pasojë ta irritojë atë, prandaj prisni rreth 6 javë përpara sesa të nxirrni një rezultat të përshpejtuar!
Rutina

Pastrimi dhe hidratimi i lëkurës suaj në mënyrë të vazhdueshme është shumë i rëndësishëm.

Dermatologu

Nëse arrini t’i zgjidhni problemet e lëkurës suaj me produkte të blera do të ishte një gjë shumë e mirë…në rast të kundërt mos hezitoni të këshilloheni me një specialist.

Relaksohuni

Stresi nuk e ndihmon lekurën, përkundrazi si pasojë e stresit, aktivizohen hormone të cilat shndërrohen në ato që ne i quajmë papastërti të lëkurës. Mundohuni që të gjeni dozën tuaj të përditshme të qetësisë!

Masazhe për fytyrën

Për të pasur një lëkurë të mrekullueshme na vijnë në ndihmë edhe masazhe shumë të thjeshta. Për të bërë masazhe të kësaj natyre, nuk ju duhet të shkoni në një qendër estetike. Nëse keni një lëkurë të thatë mund të përdorni vaj ulliri, nëse lëkura juaj është e ndjeshme atëherë përdorni vajin e lulediellit! Mund të lyeni pak mollëzat e gishtave dhe ta përhapni në të gjithë fytyrën për rreth 10 sekonda.

Maska të ndryshme

Një herë në javë është e nevojshme që të përgatisni një maskë në kushtet e shtëpisë: Përzieni 2 lugë gjellë me kos, 1 lugë tërshërë dhe 1 lugë me qumësht. Pasi t’i keni përzier të gjitha, vendosini në fytyrë dhe lëreni që të veprojë për rreth 10 minuta. Në fund shpërlajeni fytyrën më ujë të bollshëm.
Kremi pudër

Përdorimi i kremit pudër, i një cilësie të mirë, ju ndihmon në pasjen e një lëkurë sa më të shëndetshme.

Kremi kundër diellit

Mos harroni përdorimin e kremit kundër diellit, veçanërisht nëse keni një lëkurë që irritohet shpejt. Nuk është e thënë që kremi kundër diellit të përdoret vetëm gjatë sezonit të verës.
Çdo stinë ka produktet e saj

Produktet e lëkurës që përdorni në dimër nuk janë të njëjta me ato që përdorni gjatë sezonit të verës. Gjatë dimrit lëkura thahet, prandaj është i rëndësishëm përdorimi i një kremi hidratues. Ndërsa gjatë verës këshillohet të përdorni kremra ose locione të cilat nuk janë shumë të pasura me vaj.

Depilimi

Nëse jeni mësuar të përdorni dyllin për të depiluar pjesën e vetullave apo atë sipër buzës, këshillohet që të evitohet përdorimi i të gjitha produkteve që kanë në përbërje të tyre vitaminën A, sepse ajo e bën lëkurën shumë të ndjeshme, të paktën deri në dy javë pas heqjes.
Shampoja

Mos u mundoni të kurseni në produkte të tilla si shampoja sepse mund të rrezikoni që të dëmtoni rrënjët e flokëve.
Aknet

Këshillohet që produktin që përdorni kundër akneve të mos e përdorni në kohën kur ju ka dalë ndonjë puçërr apo pika të zeza, sepse një gjë e tillë mund ta irritonte më shumë lëkurën tuaj. Në vend të kësaj ju mund të përdorni një maskë me sapun dhe ta lini të veprojë për rreth 5-10 minuta.
Ndryshimi i produkteve

Bëni kujdes kur i ndryshoni produktet tuaja, sepse pasi lëkura mësohet me një rutinë të caktuar e ka shumë të vështirë t’i përshtatet një rutine tjetër.

Produktet e reja

Nëse jeni kuriozë për të përdorur produkte të reja, këshillohet që t’i provoni si fillim në një sipërfaqe të kufizuar për të parë reagimin e lëkurës dhe pastaj mund t’i përdorni pa asnjë problem.
Puçrrat

Evitoni ngacmimin e puçrrave sepse nuk do të përfitoni gjë tjetër veçse irritimin e lëkurës.
Ushtrimet fizike

Ju ndihmojnë për të pasur një lëkurë sa më të bukur, duke bërë të mundur qarkullimin sa më të mirë të gjakut dhe që e ushqen lëkurën më së miri.

Buzët

Mos e ndani gjalpin e kikirikut nga buzët, sepse edhe ato kanë nevojë që të kurohen dhe të hidratohen në të njëjtën kohë.
Gjumi

Mundohuni që të flini tetë orë, në mënyrë të tillë që lëkura të jetë e çtendosur dhe të duket sa më e freskët.

Informacione

Përpara se të përdorni një produkt të ri, mësoni gjithçka rreth tij, që në fund të mos keni surpriza të pakëndshme.

Vitaminat

Vitaminat janë shumë të rëndësishme dhe mundohuni që në dietën tuaj ushqimore të ketë produkte që të përmbajnë vitaminën A, C, dhe E!
Hidratimi

Mos harroni “Hidratimin” sepse ai është çelësi drejt një lëkure të mrekullueshme.