nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeParfume Çfarë duhet të bëjmë kur përdorim parfum?në Parfume Kush nuk do që të tjerët të kthejnë kokën kur ecim në rrugë? Të gjithë duam dhe mënyrat pwr ta arritur janë të shumta: që nga veshjet, ndryshimi i stilit, bizhuteritë e reja dhe aroma mahnitëse e një parfumi. Sot, përdorimi i parfumit është kthyer në një stil më vete. Por fragranca dhe përdorimi në mënyrën e duhur e bëjnë akoma më tërheqës. Këto janë disa këshilla se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjmë kur përdorim parfum. Çfarë duhet të bëjmë kur përdorim parfum Mund të përdorni parfum pas një dushi për t’u ndjerë të freskët dhe energjikë. Arsyeja është se pasi keni bërë një dush, trupi juaj është i pastër dhe i përgatitur për të përthithur aromën e tij. Nëse qëllimi i përdorimit të parfumit është për të tërhequr njerëzit rreth jush, atëherë sigurohuni të mos e teproni pasi rrezikoni t’i largoni sepse mund të ndihen të irrituar nga mbingarkesa e aromës së parfumit. Hedhja e parfumit në zonat e pulseve: në qafë, kyçin e dorës, në majat e gishtërinjve, në kraharor, në pjesën e prapme të veshit etj., është një gjë e mirë pasi e lejon aromën të përhapet më shpejt. Në rast se jeni duke përdorur parfum në një shishe me spërkatës, atëherë spërkateni atë nga një distancë e vogël nga trupi juaj. Kjo mundëson një shpërndarje të barabartë. Një tjetër mënyrë është që ta hidhni njëherë parfumin në ajër dhe kështu trupi do e absorbojë më ngadalë dhe aroma do të jetë më e ëmbël. Nuk duhet të shqetësoheni nëse keni një lëkurë të yndyrshme sepse ajo e përthith më shpejt parfumin, por nëse keni një lëkurë të thatë atëherë duhet të kujdeseni për diçka. Duhet të hidhni parfum disa herë gjatë ditës ose të përdorni një krem hidratues përpara përdorimit të parfumit. Mos u nxitoni! Nëse ju pëlqen të përdorni parfum, hidheni atë para se të vishni rrobat dhe lëreni të thahet për pak minuta, sepse në të kundërt do të ngjitet te rrobat tuaja dhe aroma e tij do të jetë më e rëndë. Gjithashtu kujtohuni të mos përzieni aromat e parfumit në të njëjtën kohë. Që do të thotë, nëse keni menduar të hidhni parfum, mos përdorni aroma të tjera si deodorant, fragranca për lëkurën etj., për të shmangur një miks aromash në trupin tuaj. Temperaturat luajnë një rol të rëndësishëm. Aroma e parfumit do të qëndrojë më gjatë nëse temperaturat janë të larta në krahasim me ditët kur temperaturat janë të ulëta. Çfarë nuk duhet të bëni kur përdorni parfum Sigurohuni që të hidhni parfum para se të jeni veshur dhe para se të keni vendosur bizhuteritë sepse qëllimi është që të aromatizoni trupin dhe jo veshjet. Kjo gjithashtu i mbron ato që të mos prishen. Shpesh vihet re se njerëzit hedhin parfum në kyçin e dorës dhe e fërkojnë me kyçin e dorës tjetër, por edhe kjo është një mënyrë e gabuar e përdorimit të tij. Mos e bëni këtë gjë sepse ndryshon aromën e parfumit. Mos përdorni gjithmonë të njëjtin parfum. Ndryshojeni atë herë pas here, duke përdorur fragranca të ndryshme. E fundit por jo më pak e rëndësishmja, kini kujdes të mos i bëni dhe flokët me parfum. Kimikatet e shampos me aromën e parfumit mund të jenë një kombinim i keq duke sjellë rezultate të dëmshme. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …