Çfarë detyrimisht duhet bërë para se të martoheni

Jeni në lidhje dhe po kaloni çaste të këndshme me atë person. Në rregull mund të ketë ndonjë grindje të vockël, por ju ka thirrur prapë dhe jeni pajtuar. Por, si është kur jetoni bashkë.

Nuk është gjithçka argëtim

Jeta e përbashkët para se të martoheni është testi përfundimtar. Por, gjatë kësaj periudhe dashuria juaj shpeshherë do të vihet në sprovë. A mundet lidhja juaj t’u mbijetojë enëve të palara dhe rrobave të palara? Nëse jeni të bashkuar edhe në situatat të cilat nuk janë fare argëtuese, atëherë jeni të gatshëm për martesë.

 

Tash jeni ekip

Çiftet, të cilat jetojnë së bashku njohin mirë njëri-tjetrin dhe fillojnë të veprojnë si ekip. Mësojnë si t’i kalojnë sfidat e karrierës së bashku dhe të merren me financat. Me kalimin e kohës mësojnë vlerat dhe prioritetet e njëri-tjetrit, kështu që mund ta kuptojnë nëse përshtaten së bashku për t’u martuar.

Grindjet

Kur të grindeni dhe jetoni të ndarë edhe më tutje, secili mundet të shkojë në shtëpi të vet dhe ta presë thirrjen e pajtimit nga njëri. Por, nëse bashkëjetoni bashkë apo sidomos kur jeni të martuar kjo nuk bën të ndodh. Nëse nuk jeni për njëri-tjetrin, më mirë do të ishte ta kuptoni gjatë fazës para-martesore.

 

Seksi

Seksi dhe pasioni do të jenë në sprovë. A do të jetë partneri juaj edhe më tutje tërheqës teksa derën e banjës harron hapur? Atëherë fillojnë të dalin në sipërfaqe disa shprehi që nuk i keni vërejtur më parë. Nëse që të dy jeni të gatshëm ta mbani zjarrin ndezur, duhet të keni një bazë të fortë për martesë.

 

Rregullimi i shtëpisë

Madje, e dhe blerja e mobileve mund të jetë fillimi i një fundi. Edhe ato mund të paraqesin problem, ngase tashmë gjërat janë më personale. Këto janë disa gjëra që me kalimin e kohës ju irritojnë dhe lehtë mund të sjellin ndarjen.