Çdo javë 45 minuta “vajtojmë”për gabimet nga e kaluara

Rreth 75 për qind e njerëzve “vajtimin” e konsiderojnë pjesë përbërëse të jetës, ndërsa 66 për qind konsiderojnë që kanë mësuar nga gabimet e veta. Njerëzit mesatarisht kanë dy gjëra për të cilat ndiejnë më së shumti keqardhje apo “vajtojnë”më së shumti.

Njerëzit më së shumti pendohen që nuk kanë kursyer, ose që kanë investuar shumë pak mund në arsimimin e tyre, ka vërtetuar studimi i  kompanisë britanike “Electric Zebra”, përcjell “Daily Mail”.

Njerëzit mesatarisht ndiejnë keqardhje për dy gjëra, ndërsa 17 për qind i fajësojnë të tjerët për vendimet e veta të gabuara, ka treguar anketa me 2000 njerëz.

Çdo javë njerëzit kalojnë tri të katërtat e orës duke menduar për gjërat nga e kaluara, të cilat kanë mundur të bëhen ndryshe, ndërsa kanë pasur ndikim të madh në jetën e tyre.

Fillimi i pirjes së cigares, ushtrimet e pakta dhe mosbërja e udhëtimeve nëpër botë në rini për shumicën hyjnë në majën e listës së gjërave për të cilat pendohen. Rreth 75 për qind pohojnë që është e pamundshme të jetohet pa pendimet për gjërat që i kanë lëshuar në të kaluarën. Pavarësisht kësaj, dy të tretat e njerëzve konsiderojnë që pendimet i kanë bërë njerëz më pozitivë dhe më të guximshëm, sepse kanë mësuar nga gabimet e veta.

10 gjëra për të cilat njerëzit “vajtojnë” më së shumti:

– Që nuk kanë kursyer para kur kanë mundur;

– Që nuk kanë qenë më të suksesshëm në shkollë;

– Që nuk kanë ushtruar;

– Që nuk kanë udhëtuar më shumë nëpër botë në rini;

– Që kanë filluar duhanin;

– Që kanë ndërprerë marrëdhëniet me njerëzit që i kanë pasur të afërt;

– Që nuk janë kujdesur më shumë për shëndetin dhe trupin derisa ishin të rinj;

– Që nuk i kanë kushtuar më shumë kujdes një anëtari të vdekur të familjes;

– Që nuk kanë kujtime nga ngjarjet e rëndësishme të jetës së tyre, si fotografitë;

– Që janë martuar shumë herët.