Buzekuq pop !

Make-up-i veror leshon ngjyrat e erreta dhe zgjedhjet e “renda”, ne rradhe te pare smokey-eyes dhe me pas vazhdojme me ngjyrat qe do te cmendin veren, ngjyra gjalleruese, te shkelqyeshme, vitaminike ne kombinim te plote me veren e nxehte.

Edhe buzekuqe pershtatet shume mire me kete shperthim ngjyrash dhe guxon me ngjyrat ultra-pop. Sigurisht, te kombinosh ngjyrat e ndezura dhe impenjative nuk eshte e thjeshte, dhe vera nuk na autorizon qe te kujdesemi per rregullat kromatike per kombinimin e make-up-it, rreziku eshte afer, dhe per te trasformuar nje truk pop ne nje make-up me ngjyra jo ne harmoni.

Ja disa keshilla sesi te kombinojme sa me mire nje buzekuq te ndezur me pjesen tjeter te grimit.

Nisim nga buzekuqi, ai i kuqi. Ne tonalitet e tij verore, behet e kuqe koarale ose qershi, dhe adaptohet me se miri me nje make-up elegant dhe sensual. Por, kjo varet nga tonet e syve qe do te zgjidhni, make-up-i vamp nuk eshte i keshillueshem, me tonalitet te erret te syve dhe me doza te shumta rimeli. Per ne vere synojme tek tonalitet e arta, bronz te cilat na nxjerrin ne pah ngjyren e nxire ne plazh, duke e kombinuar buzekuqin pa laps, pasi ne kete menyre truku do te rendohej.

Ky lloj kombinimi eshte i pershtatshem per te gjitha tipet, brunet, me ngjyre lekure te erret mund te zgjedhin nje te kuq ne portokalli, ndersa biondet mund te synojne per nje te kuq ne koral.

Buzekuqi roze i ndezur eshte perfekt me tonalite sysh te ndryshme nga grija deri tek e argjendta. Nese jeni bionde dhe keni ngjyre lekure te celur, mund te luani me tonalitet prej Barbie-style duke zgjedhur ngjyren pop per syte nje gri shume te hapur dhe per buzet nje roze te ndezur duke e kompletuar me nje gloss shkelqyes.

Nese tiparet tuaja jane te erreta, zgjidhni tonalitete te rozes se ftohte, ngjyra portokalli apo dhe ngjyren e pjeshkes./ikub/