Buze te flakta

Buzekuqi i kuq prej gjithmone ka qene nje element i pazevendesueshem ne make-up, i cili orientohet edhe tek pasioni, behet edhe nje arme joshes.

Per te aplikuar korrektesisht kete aleat te sensualitetit, ju duhet te kujdeseni gjithmone per buzet sepse vetem ne kete menyre grimi do te rezultoje perfekt, ju duhet te hidratoni buzet per ti pasuar ato sa me te buta, sidomos ne dimer eshte e keshillueshme te perseritni disa here aplikimin.

E kuqja eshte nje ngjyre e cila mund te duket e tepruar, por pasi ta keni studiuar dhe realizuar me shije make-up-in, di te transformoje buzet te cilat te jene ne qender te vemendjes.

Buzekuqi i flakte njerre me ne pah ngjyren e lekures dhe defektet e ndryshme qe mund te keni, per kere motiv ju duhet te perdorni nje fondotinte e cila te jete ngjyre e njejte me lekuren, duke mbuluar keshtu skuqje te mundshme.

Per ti dhene nje efekt voluminoz, i duhur mbi te gjitha per ato qe kane buze jo shume misherore, i nevojitet te aplikojne nje tonalitet me te thelle dhe me pas te kalojne shkelqyesin.

Ashtu sic e dime, nuk ekziston vetem nje ngjyre e kuqe, ai me i ndezuri perdoret mbi te gjitha ne raste te vecanta ose i kombinuar me nje look vintage per nje mbremje.

Per te gjitha rastet e tjera mund te zgjidhni nje tonalitet tjeter te se kuqes. Por zgjedhja e buzekuqitr duhet te jete ne harmoni te plote me pjesen tjeter te make-up-it duke perfshire edhe syte, qe ne kete rast, i lene vendin pa dyshim buzeve./ikub/